Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Teksa vitin e fundit kanë dominuar akuzat nga kampi opozitar, me arrestimin ekryebashkiakut R=Erion Veliaj u iniciuan deklaratat “kritike” të mazhorancës, madje të vetë kryeministrit Edi Rama. Pikërisht për këtë “atmosferë” që është krijuar, dha komentin e tij gazetari Blendi Fevziu.
Përmes një lidhjeje për Klan News, Fevziu theksoi se “secila palë bëhet agresive në momentin që i bie mbi kurriz pesha”.
“Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140 vota. Nuk di ç’të them, secila palë bëhet agresive vetëm në momentin që i bie mbi kurriz pesha.”
Sipas gazetarit, korrigjimet kryhen me ligj, jo me deklarata politike që kanë vetëm një synim.
“Nëse këtu do flasim për të korrigjuar gjërat, korrigjimet bëhen me ligj se çfarë gjërash nuk kanë funksionuar deri tani dhe rikorrigjohen. Kjo nuk bëhet me deklarata politike, ato bëhen për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë për mua”, tha ai.
Për të lexuar qëndrimin e Fevziut sa i takon procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe deklaratës së bujshme të Richard Grenell.
S,M