Strategu LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën, Partia Demokratike njoftoi ardhjen e Christian LaCivita si strategun e ri zgjedhor, një shërbim që kushton shumë por ende nuk kemi transparencë se sa thellë do i fusë duart në xhepa PD për ta paguar.

Përveç zgjedhjeve, ardhja LaCiVita është një operacion i sforcuar marrëdheniesh publike për të “pastruar” imazhin ndërkombëtar të Berishës si viktimë e përplasjes me George Soros. Për më tepër ai duhet të bindë shqiptarët se tashmë SHBA është penduar për “padrejtësitë” që i ka bërë Berishës dhe që tashmë ka ndryshuar kurs, ku Berisha tashmë shndërrohet në mikun më të morë të Amerikës, dhe gjithë të tjerët janë kukulla të Sorosit dhe do të marrin fundin e merituar.

Një nga objektivat që duhet përbaltur për të vënë në zbatim këtë qasje është ish ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim. Vetëm një ditë më vonë, media të lidhura me PD filluan të shpërndanin pretendime nga “burime” të sigurta se ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ishte pezulluar dhe ishte vënë nën hetim në Shtetet e Bashkuara.

Këto pretendime janë lehtësisht të verifikueshme si lajme të rreme dhe gënjeshtra, thjesht duke klikuar në faqen përkatëse të Departamentit të Shtetit ku figuron se Yuri Kim vijon të jetë në të njëjtin pozicion, as e pezulluar, as e hetuar.

Ky pretendim është parathënia e llojit të këshillave që PD do të marrë nga LaCivita. Strategjia e PD do të bazohet në përhapjen e lajmeve konfuzuese, të dyshimta për të krijuar në mendjet e njerëzve një realitet që nuk ekziston, por që në epokën e “alternative truth”, nuk ka rëndësi nëse ekziston apo jo, mjafton ta besojnë mbështetësit dhe ata që do zërë rrjeta e gënjeshtrës, sidomos kur epoka e dezinformimit dhe e teorive konspirative po mbretëron./TEMA/    S,M

Të fundit

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave,...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Lajme të tjera

Web TV