U tërhoq nga Primaret/ Xhaferri nxjerr “të palarat” e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi i ka cilësuar këto Primare si “Çereknare”, pasi fjalën e fundit do të jetë sërish Sali Berisha ai i cili do e thotë.

“Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do zgjedhë thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund do t’i zgjedhë ai emrat”, tha Xhaferi ndër të tjera.

Duke nxjerrë në pah dhe pakënaqësitë e tija lidhur me këtë proces, demokrati falënderoi të gjithë qytetarët e Durrësit që prej vitesh i kanë besuar, teksa më tej shtoi se ajo që ka rëndë si për të është “fytyra e tij”.

“Degradojnë opozitën. Në radhë të parë dua të shpreh vlerësim e mirënjohje për qytetarët e Durrësit që më kanë telefonuar dje duke shprehur shqetësimin e tyre se si duhet kanë vlerësuar mënyrën si unë kam komunikuar, shpreh mirënjohje maksimale. Edhe nga qyteti i Elbasanit ku kam shërbyer pak kohë kam pasur telefonata dhe këtë e them që nuk ka rëndësi do të jetë Ferdinand Xhaferi apo jo në parlamentin e ardhshëm.

Nuk do të ishte në dinjitetin e qytetarëve që unë përfaqësoj që nëse unë jam shprehur kundër primareve që në shtator se janë procese që e dëmtojnë pd, tani unë për zgjedhur hallin tim personal të merrja pjesë në primare. Kjo ka të bëjë me dinjitetin, e me fytyrën time politike, por ka të bëjë akoma më shumë me raportin tim me këta qytetarë.

Ata nuk do ishin dakord që të shihnin një Ferdinand që e mori kthesën me 180 gradë vetëm që të hyja unë në Personal. Këto nuk do të ishin primare, por çereknare. Tani në një palë primare i bëmë muaj më parë ku zoti Berisha pa u konsultuar fare shpalli drejtuesit politik, i vetmi kriter i përdorur ishte besnikëria ndaj kryetarit. Mund të jetë një nga kriteret , por nuk mund të jetë i vetmi kriter”, tha ai ndër të tjera.

Lexo edhe :  “Më jep fjalën për procedurë”/ Tensione në Kuvend, opozita mblidhet rreth Foltores

Mënyra si po zhvillohen Primaret në Partinë Demokratike duke se ka lënë shumë të pakënaqur. Përpos largimit të Ferdinand Xhaferrajt, dy demokratë të tjera vendosën që të tërhiqen nga Primaret.

Bëhet fjalë për deputetin Helidon Bushati si dhe për anëtarin e Kryesisë së PD dhe Sekretarin për Diasporën, Indrit Hoxhën./e.t

Të fundit

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”. Lajmin e ka ndarë kryeministri...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, mjeku: E ka kaluar rrezikun!

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Një nga mjekët që merret me trajtimin e tij, tha se Papa Françesku, i cili po trajtohet në...

Sezoni i Peshqve, çfarë do të thotë për shenjat e horoskopit dhe cilat preken

Ndërsa Dielli tani është zhvendosur në shenjën e Peshqve, energjia astrologjike po kalon një transformim të thellë. Sezoni i Peshqve na fton të përqafojmë...

Lajme të tjera

Web TV