Publikohet modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Janë siguruar modelet e fletës së votimit në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.
Në fletën janë emrat e partive dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur.
Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.