Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata

Lulzim Basha, ditën e djeshme, në një deklaratë për zgjedhjet në Gjermani dhe urimin për fitoren e CDU-së, e shoqëroi me një foto.

Në foto ishte kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, kreu i CDU dhe zëdhënësi politik i kësaj paritie për çështjet europiane, Gunther Krichbaum. Basha, duket se e kishte ilustruar mesazhin e tij, për ta xhindosur ish-shefin e tij, të cilin e njeh shume mirë.

Në mediat gjermane ka qarkulluar këto ditë emri i tij si ministri i jashtëm i Gjermanisë, apo edhe në një portofol tjetër të rëndësishëm.

Krichbaum, i përket krahut të përkrahësve të Merkelit, e në udhëheqësinë e re të CDU-së, ai ka qenë kreu i këtij fraksioni. Siç është traditë në partitë e mëdha europiane, kur ndahen postet bhet një harmonizim me marrëveshje i lobeve të ndryshme.

Nëse do ta marrë apo jo postin e ministrit të Jashtëm, do të varet nga negociatat, që si tha vetë Merz, si synonte t’i mbyllte para pashkëve, pra fillimit të prillit.

Zakonisht në Gjermani posti i shefitt ë diplomacisë i ka shkuar kreut të partisë së dytë të koalicionit, por ka pasur edhe raste kur kanë marrë postin e ministrit të Financave, që është më i rëndësishmi në Gjermani.

Megjithatë, ajo që është e sigurtë, është se Gunther Krichbaum, do të jetë njeriu më i rëndësishëm për politikën e jashtme t kancelarit dhe qeverisë së re.

Në tetorin e vitit të shkuar, Krichbaum, në një qëndrim zyrtar të CDU-së, kërkoi largimin e Sali Berishës nga drejtimi i partisë Demokratike.

Në një shkrim të Deusche Welle, theksohet se zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka reaguar ashpër ndaj protestave të dhunshme të zhvilluara së fundmi në Tiranë nga përkrahësit e Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato të papranueshme për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, lëshuar në Berlin, Krichbaum  ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte  të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.

Lexo edhe :  Mes Kërtis Jarvin dhe Aleksandër Dugin, dy filozofët e prerjes radikale

Në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë e njohur për vlerat e saj evropiane, por sipas Krichbaum, ajo është larguar gjithnjë e më shumë nga këto parime. Ai theksoi se është e domosdoshme që PD-ja të rinovohet dhe të zgjedhë në krye një lider me integritet, në mënyrë që të funksionojë si një opozitë e fortë dhe konstruktive. “Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një qeveri dhe për një opozitë të fortë,” tha Krichbaum.

Lidhur me arrestin shtëpiak të Berishës, Krichbaum theksoi se SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e Bashkimit Evropian, dhe se akuza ndaj Berishës është serioze. Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod. Krichbaum theksoi se “Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij”.

Në përfundim, Krichbaum deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse Partia Demokratike do ta ketë forcën e nevojshme për t’u rinovuar dhe për të rifituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pas kësaj deklarate bombë nga Berlini, që gozhdoi totalisht Sali Berishën dhe përrallat e tij për heqjen e izolimit, ky i fundit e sulmoi egërsisht njeriun numër 1 të CDU-së për Europën.

Berisha tha tekstualisht: “Deputeti Krichbaum është paraqitur si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj.

Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të pare”.

Deklaratë që kreun e PD-së së vulës e ka bërë armik të CDU-s gjermane, e cila po përgatit ta bëjë një ministër të rëndësishëm Gunther Krichbaum./E.T

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV