Trump i ka vënë përpara europianët, si do reagojnë ata?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalimi i Mynihut i zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance, negociatat e Ukrainës pa BE, Zelenskit i thuhet se është “diktator”: Donald Trump e ka lënë Berlinin pa fjalë.

Politikanët gjermanë as nuk po nuk arrijnë dot t’i kapin të gjitha, kaq shpejt kanë ardhur njëra pas tjetrës zhvillimet e fundit: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance i akuzon europianët për censurë dhe këshillon për bashkëpunim me partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë, AfDpak para zgjedhjeve të 23 shkurtit.

Pak ditë më vonë filluan bisedime në Arabinë Saudite mes amerikanëve dhe rusëve për paqen në Ukrainë, pa Ukrainën dhe BE. Keith Kellogg,  i ngarkuari i presidentit Donald Trump për Ukrainën në një emision të DW, Conflict Zone në kuadër të Konferencës së Sigurisë, akuzoi Gjermaninë për naivitet. “Shpresa nuk është metodë, kjo nuk funksionon.”

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit amerikanë e kanë bërë të qartë, se Ukraina nuk mund të shpresojë për rivendosjen e kufijve të saj të vitit 2014 dhe as për anëtarësim në NATO. Dy pika, që janë kushte të pandryshueshme për qeverinë gjermane për paqen. Kësaj i shtohet që Trump ndihmën për Ukrainën do ta lidhë me shfrytëzimin e pasurive të vendit, në një kohë që ai e ekzagjeron tejet vlerën e ndihmës amerikane.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski madje vendoset tani nën presion nga administrata Trump. Zelenski “më mirë të nxitojë ndryshe nuk do të ketë më vend”, shkroi Trump në platformën Truth Social. Goditja e fundit nga Trump ishte përcaktimi i Zelenskit si “diktator”, se nuk ka zhvilluar zgjedhjet e rregullta që nga maji 2024 e nuk ka më mandat demokratik. Në një kohë që kushtetuta ukrainase nuk parashikon votime në kohë lufte. Trump madje bën përgjegjës Zelenskin për luftën.

Berlini i shokuar

Të gjitha këto zhvillime i kanë shokuar politikanët gjermanë. Kancelari, Olaf Scholz tha për revistën “Spiegel”, se “është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i heqësh presidentit Zelenski legjitimitetin demokratik”. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck akuzoi presidentin Trump për shtrembërim të fakteve: “Që ai tani thotë menjëherë se Ukraina mësyu Rusinë, kjo është vështirë të durohet”, tha Habeck për ARD.

Friedrich Merz, kreu i partisë konservatore, CDU, sipas sondazheve kancelari i ardhshëm federal, thotë se “në thelb kjo është të kthesh viktimat në autorë, ky është narrativi rus. Dhe unë, të them sinqerisht jam disi i shokuar, që Donald Trump këtë me sa duket e ka bërë të vetin”, tha Merz po në ARD. Sipas Merz për Gjermaninë dhe Europën kjo do të thotë ndërrim paradigme në politikën e jashtem dhe të sigurisë.” Deri më tani transatlantiku Merz kishte qenë i kursyer me kritika ndaj Trumpit.

“Përshtypja ime është se Berlini politik është i shokuar dhe paralizuar”, shkruan Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme për DW. “Që për një president amerikan nuk vlejnë më marrëveshjet dhe se ai në rastin e sulmit rus kundër Ukrainës praktikisht kalon në anën e kundërt, është natyrisht shokuese, por në rastin e Trumpit nuk vjen e papritur.”

Lexo edhe :  Rusia: Kemi filluar përgatitjet për një takim mes Trump dhe Putin

Të përbashkat transatlantike të copëtuara

Trump dhe ekipi i tij brenda pak ditësh me fjalimet dhe veprimet e tyre shkatërrojnë gjithçka që përbënte themelin e përbashkët të bashkëpunimit amerikano-gjerman deri më tani. Deri më tani Joe Biden dhe Olaf Scholz donin të ndihmonin Ukrainën për “sa kohë që ishte e nevojshme”. Nuk kishte dyshime as për fajin e vetëm të Rusisë për luftën, as për legjitimitetin demokratik të Zelenskit. Mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë kuptohej si luftë për të mbrojtur edhe Europën. Dhe as nuk flitej për një biznes, raketa në këmbim të metaleve të rralla. Nga këto të përbashkëta nuk ka mbetur më asgjë.

Duket sikur Trump po i vë përpara europianët përditë me veprimet e tij. Si mund të reagojë Gjermania?

Kancelari Scholz ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Dhe në lidhje me faktin që SHBA i ktheu kurrizin Europës, ai tha në ZDF “ne duhet të kujdesemi për sigurinë tonë”. Friedrich Merz kërkon temp më të shpejtë. “Tani ka rëndësi që europianët shumë shumë shpejt të bien dakord për një strategji të përbashkët”, tha Merz për radion RBB. Të lutesh e të lypësh një vend të tavolinën e negociatave nuk është gjëja e duhur. “Nuk duhet të zhvillojmë tani peshën tonë.”

Henning Hoff kritikon, se qeveria e deritanishme gjermane, nga ana e saj, flet vetëm për atë që nuk duhet bërë, por ka shumë ndikim në këto zhvillime. “Qeveria e ardhshme gjermane në aleancë të ngushtë me partnerët europianë duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet vepruese dhe të sheshojë dobësitë, që do të shfaqen nga një tërheqje amerikane nga Europa. Kjo do të jetë mjaft e vështirë, por të paktën duhet të ndalim me atë që të pengojmë veten dhe aleatët tanë europianë.”

Provokimet e vazhdueshme nga Uashingtoni kanë sjellë me sa duket në Berlin një afrim mes CDU dhe SPD. Kancelari Scholz dhe kreu i opozitës, Merz në mënyrë të dukshme ditët e fundit deklarohen më të kujdesshëm, ndërkohë që në fillim të fushatës e sulmuan ashpër njëri-tjetrin. Të dy e dinë se pas zgjedhjeve mund të gjenden në një koalicion qeverisës së bashku. E dinë po ashtu, se Gjermania ka nevojë për një strategji të re të përbashkët me SHBA nën Donald Trump, pasi në ditët e fundit siguritë e dikurshme transatlantike u shkatërruan nga Uashingtoni./k.k

Të fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit në Shkodër, në gjendje të rëndë e motra

Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra...

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët jo?

Nuk ka gjë të tillë si gjumë pa ëndrra: ne të gjithë ëndërrojmë, por disa prej nesh kujtojnë çdo detaj kur zgjohemi, të tjerë...

Politika në zi/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur (EMRI)

Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Djali i tij, David,...

Kombinat, Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re

Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me...

E rëndë në Shkodër! Ndërron jetë në spital 3-vjeçari, në gjendje të rëndë e motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj. Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë...

Lajme të tjera

Web TV