Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës në spitalin e Shkodrës ka tronditur opinionin publik. mjekët kanë përjashtuar rastin e meningitit dhe dyshohet për helmim, ndërkohë që motra e tij 6-vjeçare ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë me të njëjtat simptoma dhe në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës Senad Halluni, i cili ka sqaruar hap pas hapi situatën me të miturin dhe motrën e tij.

“Është paraqitur me datë 21 shkurt 3-vjeçari dhe pasi ka marrë mjekim I është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete. Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. 5 reanimatorë dhe mjek të tjerë janë përpjekur që ta mbajnë në jetë por ka qenë e pamundur. 45 minuta më pas ndërroi jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7-vjeçare me të vjella dhe mjekët e pediatrisë kanë vendosur që ta transportojnë në Tiranë dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv. Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e trevjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare”, tha drejtori i spitalit të Shkodrës.

Edhe shefja e pediatrisë së Shkodrës, Greta Naraçi, duke sqaruar ngjarjen është shprehur se fëmija 3-vjeçar kishte ardhur në gjendje shumë  të rëndë. Sipas saj po kështu edhe motra, për të cilën u vendos të dërgohet në QSUT.

“Në momentin kur ka ardhur fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim  në reanimacion, por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është. Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun. Jam e ngarkuar emocionalisht shumë. Ardhja e fëmijës së dytë me gjyshërit dhe jo me prindërit sepse ata vendosën firmën dhe ikën duke menduar se virozë dhe pastaj kur erdhi fëmija i dytë vendosëm gjithë bashkë që vajza të dërgohet në Tiranë. Vajza është në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk kemi asnjë konfirmim deri më tani se cili është shkaku”.

Ndërkohë drejtori Halluni pohon se nëna e të miturve është shtatzënë dhe mjeku i ka kërkuar që të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve, por sipas tij ajo ende nuk është paraqitur.

Lexo edhe :  Kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja sa do të jenë temperaturat sot

“Nëna është me barrë në fund dhe mjeku I ka propozuar  që të qëndrojë në spital dhe të jetë në kujdesin e mjekëve, i është lutur që të vijë por deri tani nuk ka ardhur”./e.t

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV