Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matëang’a.

Begaj i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re si Ambasador i Kenias në Tiranë Fredrick Lusambili Matëang’a dhe e siguroi atë për mbështetjen në përmbushjen e detyrës si Ambasador jo rezident në Tiranë.

Presidenti e konsideroi historik momentin e takimit në kontekstin e vendimit të shtetit shqiptar për të hapur së shpejti ambasadën në Nairobi, vendim që, sipas Kreut të Shtetit, do të thellojë pozitivisht bashkëpunimin e mirë politik që ekziston midis dy vendeve.

Presidenti Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kenias në nivel organizatash ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit veçoi në pritjen e tij të parë për Ambasadorin e Kenias se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Nxitja e bashkëpunimit ekonomik, shtimi i ndërveprimeve njerëzore nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, dhe turistike ishin disa nga temat që u trajtuan si mundësi e forcimit të lidhjeve midis dy vendeve./   S,M

Të fundit

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV