Karabinierët ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit në Bolzano, ku zbuluan përveç drogës edhe 2650 euro cash, të dyshuara nga aktiviteti ilegal, peshore precize dhe mjete të tjera.
Bolzano– Një kuzhinier restoranti me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët e kompanisë Merano, në Bolzano të Italisë, nën akuzën e trafikut të drogës.
Autoritetet njoftuan se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i gjetën më shumë se gjysmë kilogrami kokainë. Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një peshore precize dhe mjete të përdorura për paketimin dhe peshimin e drogës.
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 2650 euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës, informon media italiane.
Shqiptari u mbyll në burgun e Bolzanos, në dispozicion të organeve të drejtësisë për masë sigurie dhe hetime të mëtejshme./K.K