Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u përdorur për më shumë punë të kryera aktualisht nga njerëzit.

“Reduktimi i fuqisë punëtore do të vijë nga një tkurrje e natyrshme pasi pozicionet me kontrata të përkohshme, gjatë viteve në vijim, do të zhduken”, pohoi për BBC-në një zëdhënës i bankës DBS, i cili sqaroi nga ana tjetër se stafi i përhershëm nuk pritet të preket nga shkurtimet.

Shefi ekzekutiv në largim i bankës në fjalë, Piyush Gupta pohoi gjithashtu se pret që të krijohen rreth 1,000 vende të reja pune të lidhura me AI. Kjo e bën DBS një nga bankat e para të mëdha që ofron detaje se si do të ndikojë Inteligjenca Artificiale në operacionet e saj.

DBS aktualisht ka ndërmjet 8,000 dhe 9,000 punëtorë me kontrata të përkohshme. Banka punëson gjithsej rreth 41,000 njerëz. Sipas Guptës, DBS e ka filluar prej më shumë se një dekade punën me AI.

“Ne kemi vënë në punë mbi 800 modele të AI dhe presim që ndikimi i matshëm ekonomik i tyre të kapërcejë në vitin 2025 1 miliardë dollarë amerikanë. Përhapja e vazhdueshme e teknologjisë së AI ka vënë në qendër të vëmendjes si përfitimet, ashtu edhe dhe rreziqet e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar FMN që deklaroi se Inteligjenca Artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës në mbarë botën.  Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se “në shumicën e skenarëve, AI ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme”.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i tha BBC-së vitin e kaluar se AI nuk do të jetë një “shkatërrues masiv i vendeve të punës” dhe se njerëzit do të mësojnë të punojnë me teknologji të reja./e.t

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV