Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit amerikan, Donald Trump duke puthur këmbët e Elon Musk.

Videoja e bërë me AI, u titullua “Rroftë mbreti i vërtetë”, në një referencë ndaj një postimi të fundit të Shtëpisë së Bardhë, që tregonte një version të AI të Trumpit me një kurorë, me titullin “Rroftë Mbreti”.

Bëhet e ditur se videoja e çuditshme është transmetuar në zyrën e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe është shpërndarë gjerësisht nga punonjësit në rrjete sociale, shkruajnë mediat e huaja.

Një zëdhënës i departamentit tha: “Një tjetër humbje e dollarëve dhe burimeve të taksapaguesve. Do të merren masat e duhura për të gjithë të përfshirët.”

Masa vjen disa ditë pasi stafit të qeverisë amerikane iu kërkua raport javor ose rrezikojnë të pushohen nga puna.

Punëtorët federalë morën një email me tre rreshta duke kërkuar pesë pika që përmblidhnin arritjet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit.

Në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale X, Musk shkroi: “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”.

Dhe kjo është faza e fundit në përpjekjet e miliarderit për të tkurrur në mënyrë drastike fuqinë punëtore të qeverisë përmes një kursi shkarkimesh masive.

Ndryshe, në pak më shumë se një muaj që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ekipi i tij ka bërë shkurtime në disa departamente kyçe.

Këtë fundjavë, Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se do të pushonte nga puna mijëra punëtorë pasi kërkon të reduktojë fuqinë e tij civile të punës deri në 8%./e.t

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV