Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ja kur do të nis numërimi i votave të diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së u tha se numërimi i këtyre votave pritet të nisë pasditen e së mërkurës.

Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votimin fizik të pjesëtarëve të diasporës në përfaqësitë diplomatike të shtetit nëpër botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë.

Deri më tani, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për partitë dhe kandidatët për deputetë. Aktualisht janë duke u skenuar listat e votuesve, në mënyrë që të mund të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.

Përveç votimit nëpër ambasada dhe konsullata, mërgata ka votuar edhe përmes postës. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 69.000 pako me fletëvotime, janë aprovuar 62.990 zarfe, ndërkaq 4.865 janë refuzuar.

Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Shembull, 729 zarfe nuk janë vlerësuar fare pasi aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Arsyet e tjera të refuzimit përfshijnë dërgimin e zarfeve me fletëvotim më shumë se një herë, pakot nuk kanë pasur vulë postare e të tjera.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./K.K

Të fundit

27 vjetori i epopesë së UÇK/ Organizata e veteranëve: Nuk jemi njoftuar për organizimin

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për celebrimin e 27-vjetorit të Epopesë. Xhavit...

Grupimi qeverisës në Gjermani mund të quhet “Koalicioni Shqiptar”, zbulohet arsyeja

Koalicioni që do të drejtojë qeverinë e re në Gjermani pas zgjedhjeve, mund të quhet “Koalicioni Shqiptar”. Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur raporton se...

Përplasje mes dy anijeve në Hunan, 2 viktima dhe 14 të zhdukur

Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy anije u përplasën në një lumë në provincën Hunan, në Kinën qendrore. Aksidenti...

Polici përplaset nga makina, niset me urgjencë drejt spitalit

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet...

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë?/ Opozita: Qeveria Kurti po vjedh qytetarët

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut , Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike...

Lajme të tjera

Web TV