Arlinda Pogaj mohon akuzat për tenderin, kërkon ndalimin e lajmeve të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve publike, Arlinda Pogaj mohon pretendimet e pavërteta të publikuara nga portalet, duke sqaruar se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me kompaninë fituese të tenderit. Ajo thekson se tenderi është zhvilluar në mënyrë të hapur dhe ligjore, pa asnjë ankesë nga pjesëmarrësit. Pogaj e konsideron këtë një sulm ndaj figurës së saj profesionale dhe personale, duke kërkuar nga mediat të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme dhe të bazohen në fakte.

DEKLARATË
1. Bashkëshorti im nuk ka asnjë lidhje me kompaninë fituese të tenderit.

2. Procedura e tenderit është zhvilluar në mënyrë të hapur dhe të ligjshme.
Tenderi për shërbimin e ushqimit për efektivët ka qenë një procedurë e hapur elektronike, e publikuar në sistemin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik (www.app.gov.al). Çdo operator ekonomik ka pasur mundësinë të marrë pjesë, dhe nuk ka pasur asnjë ankesë për kriteret apo për vlerësimin e ofertave nga asnjë subjekt pjesëmarrës. Procesi ka vijuar në përputhje të plotë me rregullat ligjore për prokurimin publik.

3. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj figurës sime profesionale dhe personale.
Është e papranueshme që në mungesë të fakteve të përdoret emri dhe imazhi im për të krijuar një perceptim të gabuar në publik. Ky sulm i pabazuar nuk cenon vetëm figurën time profesionale, por prek edhe jetën time familjare. Të përfshish familjarët e mi në një akuzë të tillë pa asnjë provë është jo vetëm e padrejtë, por edhe e papranueshme nga çdo standard etik dhe profesional i medias.

4. Kërkoj që portali të tërheqë menjëherë lajmin e pavërtetë dhe të ndalojë përhapjen e informacionit të rremë.
Ftoj median të trajtojë informacionet me përgjegjësi dhe bazuar në fakte, jo në spekulime dhe manipulime të qëllimshme.

Lexo edhe :  Vrau babain në bashkëpunim me nënën, si gënjeu 26-vjeçarja: U rrëzua në tualet dhe vdiq

Me respekt,
Arlinda Pogaj

 

Të fundit

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Kështu foli Spiropali: Vdekja e një lideri në heshtje!

Nga Klevis Bakillari Në realitetin politik shqiptar, ku liderët e së shkuarës ende përpiqen të imponojnë të tashmen me retorikën e së kaluarës, ndodhin herë...

A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik? Danimarka shënjestron flotën e Moskës

Evropa duket se duhet të përgatitet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë në Detin Baltik. Helge Adrians i Institutit për Çështje...

Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd. Sipas kreut të qeverisë ky korridor i ri lindor sjell...

Lajme të tjera

Web TV