Ukraina mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, lideri i Kremlinit duhet t’i bëjë lëshime Ukrainës.
“Putin do të duhet të bëjë lëshime për Ukrainën”, tha Trump.
“Ne do të punojmë shumë për një marrëveshje të mirë, në mënyrë që Ukraina të mund të rifitojë sa më shumë territor që të jetë e mundur”, tha Trump, në takimin e parë të kabinetit të tij qeverisës.
“Ne po punojmë për të bërë më të mirën që mundemi, për të marrë marrëveshjen më të mirë që mundemi për të dyja palët. Për Ukrainën, ne do të përpiqemi të marrim një marrëveshje të mirë, në mënyrë që ata të marrin sa më shumë tokë të jetë e mundur” theksoi ai.
”Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po vjen për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për toka të rralla dhe Ukraina i ka ato, marrëveshja do të na lejojë të marrim paratë tona”, shtoi ai, duke theksuar në të njëjtën kohë se marrëveshja “është shumë e mirë edhe për Ukrainën”./k.k