Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Basha uron besimtarët:Zoti na faltë dhuratën e shpresës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në facebook, Basha shprehu urimet e tij për një agjërim plot paqe, urtësi dhe begati, duke theksuar rëndësinë e durimit, forcës dhe shpresës në këtë periudhë të shenjtë. Ai uron që ky muaj të shërbejë si një mundësi reflektimi për vlerat më të larta njerëzore, si mirësia, dhembshuria dhe dashuria vëllazërore.

Postimi i plotë i Bashës:

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit! Me nisjen e këtij muaji të shenjtë, uroj nga zemra çdo besimtar mysliman, kudo që ndodhet, për një agjërim plot paqe, urtësi dhe begati!

Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, lutemi për durim dhe forcë. Kur sprovat na sfidojnë, lutemi që Zoti të na falë dhuratën e shpresës e të na udhëheqë drejt rrugës së drejtë, ku të shohim dritën hyjnore edhe në ditët më të vështira e në sfidat më të mëdha. Le të na shërbejë ky muaj si reflektim për vlerat më të larta njerëzore: mirësinë, dhembshurinë dhe dashurinë vëllazërore për njëri-tjetrin.

Agjërim të pranuar!

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!/   S,M

Të fundit

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do...

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nuk është larguar nga...

Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja

Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump, kryesisht Departamenti i drejtuar...

Përse Sara dhe Dj PM nuk po bëjnë dasmën e shumëpërfolur?

Sara Berisha, pas disa spekulimeve për një dasmë të mundshme me DJ PM, ka sqaruar situatën në një deklaratë të fundit. Teksa ishte e...

FOTO/ Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Kjo është  Ryyan Aluan, palestinezja e cila u vra me thikë në Tiranë. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim dhe se këtë...

Lajme të tjera

Web TV