28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen.

Sipas vëllait, Cameron ishte një udhëtar pasionant, që preferonte të udhëtonte vetëm dhe të shijonte natyrën. Ai kishte vizituar edhe vendet e tjera të Europës dhe i ishte rekomanduar të vizitonte Shqipërinë. Ndërkohë, duket se ai kishte shprehur dëshirën për të punuar në Shkodër, ku kishte biseduar me pronarin e hotelit për mundësinë e punësimit në këmbim të akomodimit.

Vëllai i australianit të zhdukur: Kontaktet me vëllanë i kam pasur në fillim të tetorit 2024. Vëllai ka qenë ndërmjet Valbonës dhe Thethit. Janë bërë disa kërkime me helikopter, por s’është gjetur gjë. Mikeli i hostelit në Shkodër më ka njoftuar. Pronari i hotelit më tha se Cameron u shkëput nga turma e shkoi drejt Thethit dhe kur nuk u kthye pas 10 ditësh, pronari në këtë moment ka lajmëruar policinë dhe familjen. Kryesisht në grup ishin dhe shqiptarë nga Tirana. Cameron ishte i vetmi i huaj mes shqiptarëve të tjerë. Mikeli më ka thënë se Cameron donte që të ecte vetëm.

Cameron ka qejf shumë udhëtimet në natyrë. Ka shëtitur i vetëm edhe në Shqipëri. Ai ka qenë edhe në vende të tjera të Europës dhe ka qenë edhe në Shqipëri, pasi ia kanë rekomanduar. Sa duket, ka provuar që të punojë në Shkodër. I ka thënë pronarit të hotelit, që mund të punoj që mos të paguaj. Ka punuar në një restorant edhe në Angli. Unë udhëtova në Shqipëri dhe sërish mu thanë të njëjtat gjëra. Kemi shumë pak informacion dhe nuk dimë se cila është pista.

Ngjarja në tetor 2024

Zhdukja e një të riu, shtetas australian, që nga tetori i vitit të kaluar ka shqetësuar dhe alarmuar familjen e tij. Cameron kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër.

Lexo edhe :  Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

Më 11 tetor, Cameron darkoi me pesë shqiptarë në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Katër të tjerët ishin bashkëshortja e Mikelit, dy nga nipërit e tij dhe një tjetër shqiptar që qëndronte me ta. Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit e tij.

Më 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron u nisën me një grup prej 50 shqiptarësh nga Tirana, drejt majës më të lartë në Shqipëri. Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth, në vend të itinerarit të planifikuar, dhe vendosi të ndahej nga grupi që do të ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00, për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë po atë ditë.

Atë ditë, Cameron shkëmbeu mesazhe zanore me dy miq dhe gjithashtu i dërgoi mesazhe zanore me përmbajtje të ngjashme një shoku tjetër. Të gjitha mesazhet dhe informacionet rreth zhdukjes së shtetasit australian janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.

Të gjitha rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, ku ai po qëndronte. Janë kryer kërkime intensive, si në terren ashtu edhe me dronë, për të parë nëse ai mund të kishte rënë diku, por pa sukses.

Vëllai i Cameron udhëtoi drejt Shqipërisë dhe u takua me shefat e policisë në Shkodër dhe Bajram Curri, por ai thotë se ka shumë pak informacion në dispozicion. Lidhja telefonike e Cameron u bllokua disa ditë pas zhdukjes, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të hyrë në të./k.k

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV