Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë ukrainas, në mënyra të ndryshme.

Disa ndiejnë krenari për udhëheqësin e tyre të luftës, ndërkaq të tjerët e zbutën atë ndiejnë krenarie me shqetësimin në rritje për të ardhmen e raporteve SHBA-Ukrainë dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për luftën trevjeçare të shtetit të tyre kundër Rusisë.

Për Andriy Veselovskiy, ish-ambasadorin ukrainas në Bashkimin Evropian, megjithatë emocioni mbizotrues ishte tmerri i pastër.

“Më vjen keq pranova të flisja me ju sepse jam në një gjendje shumë të keqe pas asaj që pashë”, tha Veselovskiy për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 28 shkurt.

“Ta ngresh zërin në Zyrën Ovale ndaj presidentit dhe nënpresidentit dhe t’i ndërpresësh të dy kur flasin nuk është një stil që mund të ndihmojë interesat e Ukrainës”.

Takimi i Zelenskyt me Trumpin më 28 shkurt përfundoi pas një këmbimi të ashpër në Zyrën Ovale, pas së cilës Zelensky u largua me nxitim dhe Trump tha se udhëheqësi ukrainas ishte i pasjellshëm dhe se mund të “kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Para se të prishej takimi, Trump tha se Ukraina duhet të bëjë kompromise dhe se Kievi duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën e SHBA-së në luftën e shtetit kundër Rusisë. Zelensky kërkoi zotime të sigurisë nga SHBA-ja dhe tha se nuk duhet të ketë “asnjë kompromis me një vrasës”, duke iu referuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Oleksiy Honcharenko, deputet i Partisë Solidariteti Evropian nga qendra e djathtë, po ashtu tha se ndihet i tmerruar, duke shtuar se ky ishte “fundi i raporteve me Trumpin”.

Megjithatë, për disa ukrainas të tjerë ajo që ndien ishte vetëm krenari, teksa shikonin këmbimin e fjalëve të presidentit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Nataliia Serhiienko, pensioniste nga Keivi, tha për AP-në se “Zelensky luftoi si luan”.

“Ata kishin një takim të tensionuar, një bisedë shumë të tensionuar”, tha ajo, por Zelensky “po mbronte interesat e Ukrainës”.

Lexo edhe :  Apple premton 20 mijë vende të reja pune, do të investojë 500 miliardë dollarë

Oleh Syniehubov, kreu i rajonit të Harkivit që gjendet në kufi me Rusinë, po ashtu e ka lavdëruar Zeleskyn, duke thënë për AP-në se presidenti ukrainas nuk u lëkund në qëndrimin e tij se nuk mund të ketë marrëveshje paqeje pa garanci sigurie për Ukrainën.

“Udhëheqësi ynë, pavarësisht presionit, qëndroi i palëkundur në mbrojtjen e interesave të Ukrainës dhe ukrainasve”, tha Syniehubov. “Ne na duhet vetëm paqe e drejtë me garanci sigurie”.
Përveç krenarisë, disa ukrainas ndien edhe zemërim për mënyrën se si mendonin se Zelensky ishte trajtuar.

“Ne po kërkojmë demokraci dhe po përballemi me një mungesë të plotë të respektit ndaj luftëtarëve tanë, ushtarëve tanë dhe popullit të shtetit tonë”, tha për Reuters Artem Vasyliev, me origjinë nga Luhansku, në lindje të Ukrainës, rajon i pushtuar nga Rusia.

Trump, sipas Vasylievit, “nuk e kupton që njerëzit po vdesin, që qytetet po shkatërrohen, njerëzit poo vuajnë, nënat, fëmijët dhe ushtarët”.

Pavarësisht nëse reagimi i tyre ishte ndjenjë krenarie apo tmerri, shumica e ukrainasve kishin një shqetësim të përbashkët: si të përmirësojnë raportet e tensionuara të Ukrainës me aleaten e saj më të rëndësishme në kohë lufte.

Ish-ambasadori ukrainas në BE, Veselovskiy, tha se përgjigja e Zelenskyt duhet të ishte më e përmbajtur dhe tani dyshon nëse presidenti ukrainas nëse do të mund të hyjë më në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkaq, deputeti ukrainas Oleksandr Merezhko nga Partia e Zelenskyt, Shërbëtorët e Popullit, i tha REL-it se pavarësisht çdo vështirësie, Ukraina duhet të punojë me Trumpin pasi rreziku është shumë i lartë.

“Ne duhet të ulim tensionet”, tha Merezhko. “Kemi disa lidhje – kongresistë dhe senatorë që kanë ndikim te Trumpi… Ne duhet që menjëherë t’i kontaktojmë këta persona”.
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitscho, shkroi në Telegram se ai shpreson që “Ukraina të mos humbë mbështetjen e SHBA-së që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”.

“Sot nuk është dita për emocione nga asnjëra palë. Ne duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët”, shkroi Klitschko./k.k

Të fundit

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në pranga të policisë ka rënë...

Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi. Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij...

Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i Zelenksyt, Sergiy Nykyforov konfirmoi lajmin...

Lajme të tjera

Web TV