Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore.
Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër, Neada Hoxha thotë se fluksi më i lartë ka qenë gjatë muajit Janar ku janë paraqitur rreth 60 persona në ditë. Po ashtu, të prekur ka patur nga të gjitha moshat, ndërsa sipas Hoxhës vetëm një pjesë e vogël janë shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër janë përcjellë për në banesë pas marrjes së mjekimit nga mjekët specialist.