Lufta e nervave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është veshur elegant,” thotë Trump kur Zelensky del nga makina që ndalon përpara hyrjes në West Wing. Donald shtrëngon duart, asnjë batutë për reporterët që janë mbledhur prej më shumë se një ore për një foto. Atmosfera është e tensionuar që në fillim, Zelensky mbërrin me pak vonesë, Trump ironizon për veshjen e tij, sapo sheh jakën me kopsa të bluzës së gjelbër ushtarake me stemën e Ukrainës, e njëjta që tregoi në dhjetor 2022. Biden ishte përkrah tij.

Reporterët lëvizin në kërkim të çdo detaji, fjale, shprehjeje.

Më pas, ekipi i gazetarëve që ka qasje në Zyrën Ovale fillon të transmetojë te kolegët përtej murit dhe Kopshtit të Trëndafilave përmbajtjen e bisedës mes të dyve. Zelensky është ulur në kolltukun e verdhë, por nuk duket aspak rehat, përpiqet të maskojë parehatinë duke kryqëzuar krahët, pastaj duke mbështetur shpinën, më pas duke lëvizur kokën, sytë.

Do të vërehen blogerë, influencerë, reporterë më “trumpistë” se vetë origjinali, gjë që nuk ndodh shpesh në Zyrën Ovale. Një gazetar, shumë pranë Trumpit, e pyet: “Pse nuk ke veshur një kostum? Kjo është Zyra Ovale.”

Zelensky përgjigjet se do ta bëjë kur lufta të ketë përfunduar dhe ndoshta do të blejë një kostum më të bukur se ai i gazetarit. Kjo është atmosfera, tensioni po afrohet.

Qëndrimi i Zelenskyt nuk pëlqehet as nga funksionarët amerikanë. Njëri prej tyre rrëfen se krahët e kryqëzuar nuk lejohen përpara presidentit. Agjenda e Zelenskyt është e ngjeshur, takimi me senatorët në hotel, më pas Shtëpia e Bardhë.

Duhej të mbante një fjalim në Hudson Institute, por ai u anulua pas takimit me Trumpin, i cili përfundoi në faqet e historisë. U anulua edhe konferenca e përbashkët për shtyp. Përplasja me Trumpin ndezi edhe më shumë zëvendësin e tij, J.D. Vance. Tensioni është epokal.

Shkëmbimi zgjat 50 minuta, në të 40-tën situata përkeqësohet. Zelensky insiston mbi garancitë e sigurisë dhe e kujton aneksimin e Krimesë në vitin 2014, duke përmendur presidentët Obama, Trump dhe Biden, dhe duke theksuar se diplomacia ka nevojë për diçka që të shërbejë si mjet frikësimi. Ai i drejtohet Vance-it: “J.D., çfarë është diplomacia?”.

Zëvendëspresidenti, duke ndjerë mundësinë për të sulmuar, e cilëson sjelljen e Zelenskyt në Zyrën Ovale dhe përpara mediave amerikane si “të pabazë”, duke i kujtuar atij se nuk ka forca të mjaftueshme për të fituar luftën, duke e akuzuar se kishte shkuar të bënte propagandë elektorale për demokratët, duke vizituar një fabrikë municionesh në Scranton – qyteti i Bidenit.

Zelensky përtypet, pastaj përpiqet të kundërpërgjigjet: “A ke qenë ndonjëherë në Ukrainë, J.D.?” – pyet ai. Zëvendëspresidenti nga Ohio i përgjigjet: “Ne po parandalojmë shkatërrimin e vendit tënd.” Dhe Zelensky: “Ju ndan një oqean nga ne, por problemet do t’i ndjeni në të ardhmen…”. Donald ndërhyn: “Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë, nuk je në pozicionin për ta bërë këtë.”

Presidenti ngre tonin dhe, me një goditje të vetme, varros dialogun e bashkë me të, marrëveshjen mbi mineralet strategjike. “Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Nuk ke karta në dorë, sepse po t’i kishe, nuk do të ishe kaq i pasjellshëm ndaj Amerikës. Vendi yt është në telashe, po të mos ishin armët amerikane,” dhe më pas lista e 350 miliardë $ të shpenzuara (pa përmendur 183 miliardët përmes G7) dhe krahasimi me Obamën: “A e di sa Javelin ju kemi dhëmë?”

Lexo edhe :  Demokratët në SHBA kundër Trump: Denigrimi ndaj Zelenskyt ishte i turpshëm, sulm në pritë

Mbrojtja e Zelenskyt, “Ne jemi që nga fillimi në parim me ju, faleminderit për mbështetjen,” humbet mes mosbesimit të gazetarëve dhe Trumpit që e mbyll gjithçka me një batutë: “Nëse do të firmosësh marrëveshjen, bëje vetë.”

Marrëveshja mbi mineralet e rralla nuk firmoset, ushqimi i drekës (i pa konsumuar) përfundon në tavolinat e Shtëpisë së Bardhë.

Pas përplasjes, ukrainasit shoqërohen në një sallë. Nga ana tjetër, Donald flet me Bessent (sekretarin e Thesarit), Vance, Waltz dhe Rubio. Ai është i irrituar, kjo ndihet nga qëndrimi dhe retorika e Zelenskyt. Një funksionar i tha Reuters se tani ekziston mundësia e rishikimit të furnizimeve me ndihma – përfshirë ato ushtarake – për Kievin.

Ukrainasit përpiqen për një rivendosje të marrëdhënieve. Imazhet e ambasadores ukrainase bëjnë xhiron e rrjetit. Delegacioni pothuajse u lutet amerikanëve që të vazhdojnë. I takon administratës t’i thotë Zelenskyt të largohet. Rubio, sekretari i Shtetit, dhe Mike Waltz, këshilltar për Sigurinë Kombëtare, e shoqërojnë delegacionin deri te dera. Vizita zgjat 2 orë e 20 minuta.

Trump publikon një deklaratë: “E kuptova që Zelensky nuk është ende gati për paqen.” Dhe e mbyll me një ftesë: “Le të kthehet kur të jetë gati.”

Në pasditen e vonë, Trump niset për në Mar-a-Lago, dhe para se të hipë në Air Marine One, ndalet për të folur me gazetarët: “Zelensky e ka mbivlerësuar veten.” Pastaj shton: “Ai pretendon se dëshiron që lufta të ndalojë menjëherë, por më duket sikur dëshiron të vazhdojë të luftojë, të luftojë, të luftojë. Ne, ndërkohë, nuk duam të fusim më njerëz në varr.”

Pas një përjashtimi të pakëndshëm nga Zyra Ovale, Zelensky anulon pothuajse të gjitha takimet. Asnjë fjalim në Hudson Institute. Në vend të kësaj, ai poston një mesazh në rrjetet sociale: “Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj. Faleminderit, Potus, Kongresit dhe amerikanëve. Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe do të punojmë për këtë.”

Por në orën 6, ndërsa Trump është në fluturim për në Florida, ai ulet me Bret Baier për një intervistë në Fox News. Paraqet versionin e tij dhe refuzon të “kërkojë falje” për atë që ndodhi në Zyrën Ovale: “Nevojiten diskutime të hapura,” shpjegon ai, por thekson se një përplasje e gjatë nuk është e dobishme për askënd. Ajo që Zelensky kërkon ende janë garancitë e sigurisë nga Amerika jo vetëm për të arritur “një ndalim të luftimeve, por një paqe të drejtë”. Ai i kërkon SHBA-së të vazhdojë të mbështesë Kievin, sepse “nuk kemi mjaftueshëm armë për t’i dëbuar rusët”.

Lindsey Graham, senator republikan, nuk beson më se Zelensky do të jetë ai që do të mbajë pishtarin ukrainas: “Ajo që ndodhi do t’i kushtojë presidencën,” thotë ai. Zelensky i përgjigjet Fox News: “Ukrainasit do të vendosin.”

Senatori tregon se e ka takuar liderin ukrainas “mbrëmë. I thashë të mos e kapë karremin.” / la stampa – bota.al

Të fundit

Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja e tij ende kritike

Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë...

VIDEO: Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez. Një...

“Bonusi i votës”/Rama kundërshton komentuesin:Po përpiqemi ta kurojmë skemën e pensioneve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje...

Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë...

Protesta në Butrint, fermerët hedhin midhje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Industria e midhjes në liqenin e Butrintit dhe zonën e Ksamilit po përballet me sfida serioze, ndërsa fermerët lokalë kanë ngritur shqetësime për cilësinë...

Lajme të tjera

Web TV