Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump, JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e paramenduar.
“Plani ynë ishte të nënshkruanim marrëveshjen për mineralet dhe të hynim në këtë partneritet ekonomik dhe të ecnim drejt paqes,” tha zyrtari.
Disa aleatë të SHBA-së u mblodhën shpejt rreth Zelenskyt pas përplasjes dhe demokratët në Kongresin e SHBA denoncuan qëndrimin e Trump ndaj presidentit të një vendi në luftë, duke e krahasuar atë me atë të një dhunuesi.
Presidenti Trump pati një përplasje të ashpër me liderin ukrainas, duke i kërkuar që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ishte mirënjohës sa duhet ndaj Shteteve të Bashkuara./k.k