“Erdha djalë në Madrid dhe u largova burrë”, Benzema: Ndihem mirë, në Arabinë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga e kaluara te Real Madrid deri te transferimi te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi Karim Benzema, ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.

Jeta e tij në Arabinë Saudite – “Ndjehem mirë këtu, jeta ime është si në Madrid. Zgjohem, stërvitem në shtëpi në palestër dhe pasdite stërvitem me ekipin. Në mbrëmje, ndonjëherë dal për të ngrënë ose shkoj në plazh. Këtu gjithashtu nuk mund të ecësh nëpër rrugë, njerëzit janë të çmendur pas futbollit”.

Lamtumira nga Real Madridi – “Kam bërë gjithçka atje. E fillova si një djalë dhe e përfundova si burrë. Doja të largohesha në majën e karrierës, me të gjithë titujt e fituar, edhe ‘Topin e Artë’. Askush nuk e di se si do të isha vitin tjetër. Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të ikja te një tjetër ekip që mund të luante kundër tij”.

Fillimi i vështirë te Real Madridi – “Fillimi ishte shumë i vështirë. Kur mbërrita, nuk e dija çfarë ishte Real Madridi, por kurrë nuk kam pasur dyshime se do të arrija të triumfoja. Kur je i ri është e vështirë t’i pranosh kritikat. Njerëzit nuk kuptojnë që je i ri, që nuk e kupton gjuhën, që je larg familjes… Në Madrid mësohesh shpejt të jesh i fortë mendërisht. Tani, kritikat më bëjnë për të qeshur”.

 

 

Vinicius dhe “Topi i Artë” – “Nuk dua të flas për ‘France Football’… Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje të një viti ku fitoi Champions-in. Nuk kishte tjetër që e meritonte më shumë se ai. Kur ulem të shoh futboll, konstatoj se ai bën gjëra që i bëjnë vetëm më të mirët. I dërgova një mesazh kur nuk e fitoi ‘Topin e Artë’, ishte i trishtuar”.

Lexo edhe :  Real Madrid merr “shuplakë” në garën për titull, Betis përmbys Los Blancos

Mbappé – “Situata e tij është ndryshe nga ajo që më ndodhi mua. Unë mbërrita shumë i ri në Madrid, 21 vjeç, ndërsa ai e bëri këtë 25 vjeç. Ai e di që te Real Madridi, nëse dështon, të vrasin, sepse të kanë marrë vetëm për të shënuar gola. Presioni është i jashtëzakonshëm, ai e di këtë”.

“Topi i Artë” – “Kurrë nuk e kam ndaluar ëndrrën për ta fituar ‘Topin e Artë’. Vitin para se ta fitoja përfundova i katërti, ndërkohë që ambiciet e mia ishin për ta fituar”.

E ardhmja me Florentino Perez – “Disa ditë më parë isha me Florentinon në Madrid. Kur më bleu, i thashë babait tim se gjatë kohës që ai do të ishte te Real Madridi, edhe unë do të isha aty. Ishte personi i parë që thirra kur vendosa të largohesha. Nuk e kuptoi plotësisht… I thashë se të rinjtë, Vinicius dhe Rodrygo, ishin të përgatitur. Kur të tërhiqem dua të jem pranë futbollit. Trajner? Nuk e di, më duket më e komplikuar sesa të jesh lojtar. Dua të jem pranë Florentinos kur të tërhiqem”./E.T

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV