Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’, është pyetur nga një prej ndjekësve nëse e kalon dot oqeanin, pra nëse shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama tha se oqeanin e kalon sa herë të dojë dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme.
“Unë oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti je zgjuar në kënetë. E kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit fare që t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës bashkë”, tha Rama.
Kreu I Qeverisë ka komentuar edhe listat e kandidatëve për deputetë të opozitës, duke theksuar se listat e mbyllura të saj do të përfshijnë speciet më të ulëta.
“Prisni edhe pak kur të shihni listat e kandidatëve për deputetë. Lista e mbyllur e kënetës do të përfshijë speciet më të ulëta të faunës politike.
Na ishte njëherë PD, po unë se kam dashur asnjëherë, tani janë këneta”, tha Rama.
/ S,M