Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ne rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve teksa do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Benficas për një vend në çerekfinale me avantazhin e një goli pas sfidës
së sotme në Portugali.
Dueli iberik ishte shumë i ndezur dhe pritej të kishte shumë gola. Por një karton i kuq i shpejtë i Cubarsi bëri që Barcelona të ishte më e tërhequr, duke i lënë plotësisht kontrollin e lojës vendasve. Nëse portugezët shpërdoruan një mori rastesh, të ndalur edhe nga Szczesny në një formë të shkëlqyer, një aksion i shpejtë i Raphinas solli golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë, që mjaftoi për t’u dhënë katalanasve suksesin 1-0./ D.C