Manipulime në zgjedhjet e Kosovës? LVV akuzon LDK-në pas numërimit të votave të Diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nisën akuzat mes partive politike për manipulim me vota.

Rezultati nga numërimi i votave të diasporës me postë, ku Lidhja Demokratike e Kosovës mori 30.55% të tyre, bëri që Lëvizja Vetëvendosje ta akuzonte këtë parti për manipulim.

Sipas anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Ramës, rritja e votave të LDK-së është artificiale, pasi nga votimi i diasporës në përfaqësi diplomatike, kjo parti mori vetëm 7.30% të votave.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se manipulimi vërehet në mijëra fletëvotime ku ka votë për kandidatit për deputetë nga radhët e LDK-së, Hysen Çekajn dhe disa kandidatëve të tjerë.

LVV pretendon se në këto fletëvotime ka një shabllon të votimit, pra që janë votuar deputetët e njëjtë dhe thotë se u kurdis nga një grup i organizuar për çka ka njoftuar edhe policinë dhe prokurorinë e shtetit.

Hysen Çekaj i është përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë që kjo parti po tenton të njollosë emrin e tij pas refuzimit për të garuar në listën e tyre.

“Ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare”, shkruan Çekaj.

Për këtë çështje, institucionet përkatëse nuk kanë nxjerrë ndonjë vendim.

Megjithatë, pas ankesës së një kandidateje për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për keqpërdorime gjatë numërimit, votat e kësaj partie në komunën e Vushtrrisë do të shkojnë në rinumërim, proces ky që pritet të nis të enjten.

Nga votat e diasporës me postë, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.57%, pasuar nga LDK me 30.55%. Partia Demokratike e Kosovës mori 9.48% dhe Koalicioni AAK-NISMA 3.23%./k.k

Lexo edhe :  Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Të fundit

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti,...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Lajme të tjera

Web TV