Nga ARTUR AJAZI
Ata që e dinë se, pushteti është “torta e pallatit tëkulturës”, nga ku rrëmbyen të gjithë nga një copë, e kanë gabim. Edhe ata që pushtetin e quajnë “paçavure” për të pasuruar xhepat, familjarët dhe farefisin, e kanëplotësisht gabim. I referohem opozitës aktuale, e cilaedhe pse atje ku është sot, pushtetin e quan “plaçkëtregu”. I janë sulur të gjithë me në krye Berishën, pushtetit. E duan me patjetër, e duan me çdo kusht dheçmim. Madje për pushtetin, Sali Berisha nuk ngurron tëbëjë aleanca me “kuç e me maç”, me parti fantazma. Eshtë gati ti përulet grekut, për të shkaktuar trazira, dhepër të përdorur Belerin në Parlamentin Europiankundër vendit të tij. Eshtë gati të ulet në tryezë me “dreqin dhe të birin”, vetëm të vijë në pushtet. I duketse pushteti do të rikthehet si në 1996, apo 2005. I janëerrur sytë, dhe nuk po ndalet së bëri pis, ngainstitucionet, kryeministri, ministrat, deputetët, e derifamiljarët e tyre. “Pushteti është përgjegjësi e madhemorale dhe shpirtërore”-ka thënë Klunti filozofi imadh. Por si ta kuptojë Berisha atë njeri të madh, kursa kishte pushtetin, abuzoi dhe ç’nuk bëri për tëpasuruar vehten, njerëzit dhe klanin e tij në parti. Pushteti i takon më të votuarit në demokraci. Pushteti itakon atij që ngjit majat, atij që mban premtimet, atij qëi sheh në “sy m’sy” njerëzit, dhe jo atij që i fshihet dhemanipulon me mbështetësit. Debatet e ditëve të funditpas “primareve” të famshme, po tregojnë natyrën realetë Berishës, edhe tek ata, që deri dje nuk e kishinnjohur. Ai i preu në besë, mbështetësit e tij të rrugicës, i mbushi mëndjen se “do t’ju fus në listë”, dhe sot i ka kthyer kurrizin atyre. Ai mendon vetëm për pushtetin, mendon se si do ti hiqet “non-grata”, dhe si do ta kalojëlehtësisht humbjen e 11 Majit. Pushteti për Berishëndhe sejmenët e tij që kanë 2 muaj që hartojnë lista me emra ministrash, zv.ministrash, drejtorësh dhe shefash, është “të zhvatësh dhe të pasurohesh”. Kështu bëri ai nga 1992 deri 1997. Kështu bëri sërish (kur fatkeqsishtu rikthye në pushtet) nga 2005 deri 2013. Dhe tëmendosh se sot, kërkon sërish pushtetin, edhe pas 34vitesh që rri në politikë, si njeriu që vë “stërkëmbësha” çdo qeverie që punon dhe zhvillon vendin dhe tëardhmen e shqiptareve. Pushteti është për idealistët, përprogresistët, për njerëzit me kurajo dhe botëkuptimunik në politikë, dhe nuk është për zullumqarët dhemëkatarët e pandreqshëm, që bëjnë pazare me ligjindhe Kushtetutën e vendit të tyre. Pushteti është për ataqë vlerësojnë votën, besimin dhe mbështetjen e popullit, dhe jo për ata që i konsiderojnë votuesit, sigogla të telebingos. Edi Rama, mbetet fituesi dhekryeministri i Shqipërisë edhe për shumë vite të tjera. Dhe e dini pse ? Sepse nuk luan kurrë me votën dhesentimentet e popullit të tij. Ky është pushteti.