8 Mars 2014/ Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak se një orë pasi u nis nga Kuala Lumpuri. Megjithë nisjen e një operacioni të madh kërkimi-shpëtimi në det dhe tokë për avionin Boeing 777, hetuesit nuk arritën të gjejnë ndonjë ndonjë gjurmë të tij, apo të përcaktojnë arsyet e zhdukjes.

Kërkimet u përqendruan fillimisht në Gjirin e Tajlandës, ku dhe avioni kishte humbur kontaktet me radarët. Hetuesit shqyrtuan mundësinë e rrëmbimit të avionit nga terroristët, pasi u zbulua se dy pasagjerë kishin përdorur pasaporta të vjedhura. Megjithatë, kjo teori, të paktën në lidhje me dy burrat,  ra poshtë shumë shpejt.

Pastaj, më 15 mars, hetuesit thanë se sipas transmetimeve, avioni pasi kishte ndryshuar kurs, duke vazhduar fluturimin në perëndim të Oqeanit Indian edhe për 5 orë të tjera. Më 24 mars, kryeministri i Malajzisë njoftoi se avioni konsiderohej i humbur diku në Oqeanin Indian, pa asnjë të mbijetuar.

Ndërsa kërkimet për të vazhduan nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA-në, misteri i zhdukjes së këtij avionic, tërhoqi vëmendjen e të gjithë medias globale. Në qershor 2014, zyrtarët australianë të përfshirë në hetim, thanë se të dhënat e radarëve sugjeronin se avioni kishte të ngjarë të kishte fluturuar nëpëmjet autopilotit për orë të tëra, para se t’i mbaronte karburanti dhe të rrëzohej në jug të Oqeanit Indian.

Zyrtarët nuk bënë me dije se kush mund ta kishte kaluar avionin në drejtimin e autopilotit, apo ndryshuar kursin, megjithëse treguan se ishte e mundur që ekuipazhi apo pasagjerët të kishin patur probleme për shkak të hipoksisë, apo mungesës së oksigjenit para se avioni të rrëzohej.

Lexo edhe :  6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Por sërish, nuk pati asnjë shpjegim mbi atë që mund të kishte shkaktuar mbarimin e oksigjenit.

Ndërkohë, autoritetet e tjera sugjeruan se një nga pilotët e Fluturimit 370, mund të kishte devijuar qëllimisht avionin në Oqeanin Indian në një mision vetëvrasës, megjithëse nuk pati prova bindëse për të mbështetur këtë teori. Ndërkohë më 17 korrik 2014, katër muaj pasi aksidentit të parë, një tragjedi goditi “Malajzia Airlines”, kur njëri nga avionët e saj u rrëzua mbi Ukrainën lindore pranë kufirit rus.

Të 298 personat që ndodheshin në bordin e avionit, sërish një Boeing 777, u zhdukën. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë besojnë se avioni, i ngritur nga Amsterdami për t’u udhëtuar drejt Kuala Lumpurit, u rrëzua nga një raketë ruse anti-ajrore mbi territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe që luftonin qeverinë ukrainase. Por udhëheqësit e rebelëve dhe presidenti rusVladimir Putin, mohuan çdo lloj përgjegjësie për incidentin.

Kalendar

8 Mars 1669 – Në Siçili shpërthen vullkani në Malin Etna

8 Mars 1911 – Kremtohet për herë të parë në Kopenhagen të Danimarkës, Dita Ndërkombëtare e Grave, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane.

8 Mars 1618 – Johanes Kepler zbulon ligjin e tretë të lëvizjes së planetëve.

8 Mars 1920 – Themelohet Mbretëria Arabe e Sirisë, shteti i parë modern arab në Lindjen e Mesme.

8 Mars 1921 – Kryeministri spanjoll, Eduardo Dato Iradier, vritet në një atentat në kohë kur po dilte nga ndërtesa e parlamentit në Madrid.

8 Mars 1957 – Egjipti rihap Kanalin e Suezit, disa muaj pas Krizës së Suezit.

Të fundit

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Lajme të tjera

Web TV