Aktori u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit legjendar, Gene Hackman, dhe gruas së tij Betsy Arakawa.

Sipas asaj që shkruan Reuters çifti i bashkëshortëve vdiqën për shkaqe natyrale. Betsy Arakawa, 64 vjeçe, vdiq nga sindroma pulmonare Hantavirus (virus i transmetuar nga minjtë) më 11 shkurt.

Ndërkohë Gene Hackman vdiq një javë pas saj (18 shkurt) si pasojë e një problemi në zemër.

Çfarë është sindroma pulmonare Hantavirus?

Sindroma pulmonare Hantavirus është një sëmundje serioze e frymëmarrjes e shkaktuar nga infeksioni me një virus të përhapur kryesisht nga brejtësit. Tre deri në gjashtë kjo ditë sëmundje ka simptoma të ngjashme me gripin, por më pas avancon nëse nuk trajtohet menjëherë.

“Një lëng grumbullohet rreth dhe brenda mushkërive dhe pacienti mbytet”, tha Heather Jarrell,  kryeekzaminues Mjekësore.

Hackman dhe bashkëshortja e tij, së bashku me një nga qentë e tyre u gjendën të vdekur në banesën e tyre në Santa Fe, më 27 shkurt.

Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit. Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi. Hackman u takua me bashkëshorten e tij Arakaëa, një pianiste klasike, që u rrit në Haëai, kur ajo punonte me kohë të pjesshme në një palestër në Kaliforni në mesin e viteve 1980./e.t

Të fundit

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Lajme të tjera

Web TV