Analisti Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së.

Megjithëse e cilësoi Olta Xhaçkën si një ministre mediokre, Frroku tha se kjo nuk e zhbën rëndësinë që ajo mund të ketë për ekipin e PS.

“Nuk mund ta them Olta Xhaçkën një ministre të mirë, për këtë mund të garantoj, jehonën e zërit e çoj deri në qiell sepse ishte një ministre mediokre dhe ministre rastësisht. Qëlloi aty dhe bënte mesazhe të tmerrshme kundër ambasadës amerikane, gjë që shkelte deontologjinë e një ministri të Jashtëm, shkelte të gjithë etikën. Por a duhet për deputete? Deputete është tjetër gjë. A i shërben ekipit?

Rama e konsideronte ashtu. PS-ja po punon me ekip. Ashtu mendojnë se po punojnë të gjitha partitë dhe ka shmangur atë grindjen, luftën e bërrylave. Partitë nuk janë të shenjta, janë klika. PS është një ekip tërësor.

Kësaj herë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Rama është kujdesur të mos i japë zë atyre grindjeve ytë brendshme.”

I ndalur tek kampi opozitar, Çupi tha se të gjithë ministrat e qeverisë Berisha janë objekt i SPAK

“Ministrat e Berishës janë të gjithë objekt për SPAK se kanë firmosur për kullat dhe Gërdecit. Si mundet qëBerisha të shkojë në publik dhe të thotë që vetë jam i mirë, por ministrat jo. Opozita po paguar haraçin e historisë së vet.”/   S,M

Të fundit

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Arrestimi i Veliajt,bllokohen ndërtimi i shkollave,kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të...

“Mund të përdoren armët bërthamore!”/ Nëse Trump braktis Europën, Lufta e Tretë Botërore”

Intervistë me Edward P. Joseph, ekspert i Politikës së Jashtme Z. Xhozef, faleminderit që na bashkoheni sot, është një kënaqësi! Do të doja ta nisnim nga...

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV