Teksasi i ndryshon emrin… biftekut të Nju Jorkut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka propozuar ndryshimin e emrit të biftekut të famshëm “New York strip” në “Texas strip” duke argumentuar se “Nju Jorku liberal nuk duhet të marrë meritën për fermerët tanë punëtorë”.

“Në një botë të mbushur me çështje serioze me të cilat përballemi çdo ditë në Teksas, kjo zgjidhje e thjeshtë do të ndihmojë në tregtimin më të mirë të mishit të viçit të shtetit tonë. Kjo është një gjë e mirë për industrinë tonë të bagëtive”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Teksasi ka numrin më të madh të bagëtive në vend, ndërsa “Nju Jorku ka kryesisht lopë qumështi”.

Në fakt, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Teksasi kishte gati 4,1 milionë gjedhë të përdorura për mish viçi dhe 675 000 të përdorura për qumësht në vitin 2024, ndërsa Nju Jorku kishte 100 000 gjedhe të përdorura për viçat dhe 630 000 për qumësht.

Kasapët dhe restorantet e Nju Jorkut e përshëndetën këtë ide me ironi, por duke e quajtur atë absurde dhe të padobishme.

Pronari i ”War Room Tavern” në Albany, kryeqyteti i Empire State, planifikon të padisë Teksasin për një milion dollarë duke argumentuar se kjo nismë e Teksasit “shkel trashëgiminë kulturore të shtetit dhe krijon dëm ekonomik për bizneset që mbështeten në njohjen dhe popullaritetin e biftekut”./e.t

Të fundit

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i...

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Lajme të tjera

Web TV