Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethet e listave kanë filluar në PD. Pasi përcolli aleatët, Berisha ka nisur të sajojë listat me kandidatët e primareve, dhe duhet të zgjedhë kë do të shpëtojë apo të djegë.

Tirana është e mbyllur, me më besnikët e Berishës. Nuk ka më vend për burra. Por me largimin e Metës nga Fieri, doktori mund të dërgojë Mediun ose Idrizin, për ti hapur një vend kandidatëve të primareve, mjekut Alimehmeti, kavajsit Kadiu apo djalit të Fahri Balliut.

Beteja e fortë është dhe për nje grua, mes Jorida Tabakut, Dhurata Çupit e Ilda Zhulalit.

Në Fierin e Bardhit, Meta do të dërgojë nje grua. Por nëse doktori katapulton njërin mes Mediut apo Idrizit, atëherë duhet të zgjedhë të djegë mes Sharkës apo deputetit Korreshi.

Në Durrës, po ashtu ka pikëpyetje. Luhen dy vende. Më te votuarit në primare dolën Igli Cara dhe Manjola Luku, por sërish doktori në krah mban zëdhënësen Floriana Garo, me 32 vota.

Cara, i cili është sakrifikuar disa herë në listat e hapura të PD, tha për ABC News se në çdo skenar nuk ka për tu tërhequr nga gara.

Elbasani rrezikon të mbetet pa përfaqësim në qytet, nëse doktori djeg Blendi Himçin apo Aurel Bylykbashin. Të sigurt janë Haxhinasto i Metës, Alizoti nga Berati, kurse më i votuari në primare doli Dashnor Sula nga Peqini.

Në Shkodër, Bardh Spahia u mund në primare nga dy rivalë lokalë. Ndërsa edhe aleati Nard Ndoka nuk është kundër listës së sigurt.

Në të gjitha rastet, doktorit i duhet të sakrifikojë besnikët me besnikë, ose të djegë më te votuarit e primareve.

Më i qetë doktori është për qarqet e tjera. Në Vlorë çoi grekun Dule, kurse në Korçë refuzoi Blushin e Metës për të shpëtuar Nallbatin.

Lexo edhe :  Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO, gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

Në Lezhë ish gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa në pikëpyetjë është për dy kandidatët më te votuar në primare në Dibër, Ilir Krosi dhe në Berat Zija Ismaili.

Gjirokastra e Kukësi skane diskutime pasi kanë vetëm një mandat të sigurt.

Një tjetër hall i doktorit ështe dhe lista e hapur, pasi përveç Metës dhe kandidatëve të primareve, duhet të zgjedhë edhe ku do të caktojë aleatët madhështorë. Vulën do e vendosë vetë, pasi të mbledhë të mërkurën si Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar./e.t

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV