Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS fitore të sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është nën akuzë nga SPAK, bashkë me anëtarë të familjes.

“Saliu shkatërroi të djathtën. Si mund të marrësh pushtetin në Shqipëri kur je non grata në Amerikë. Ai po bën luftë, propagandë falso, jo do vij në pushtet. Është nën akuzë në SPAK për korrupsion. Nesër del gjyqi dënohet, po u dënua ikën nga politika. Ky bën dhe vjen rrotull, shiko si është katandisur. Se është në këtë hall të madh”, tha Ngjela.

Ngjela thekon se PS e ka të sigurt mandatin e katërt dhe kërkon të fitojë 2/3 e vendeve në Kuvend.

“Atë mund ta bëjë, ai e ka të sigurt që fiton zgjedhjet. PD nuk e mund dot PS, pse? Është Saliu. Rama këto i ka lëvizje politike, tallet. Nuk e vini re që tallet me Saliun. Po Saliu e kupton që po shkatërron dhe nuk po lë të djathtën të vijë në pushtet. Socialistë duan që të fitojnë dy tre tretat, nuk është çudi se PD është shumë poshtë.

Është nën 30% sipas sondazheve të huaja, është nën 30% do të thotë nëse ajo është nën 30%, PS është 70% dhe tenton për dy të tretat. Vërtet mendoni se mund të dalë një kryeministër non grata në Amerikë, dmth ti vihet flaka Shqipërisë. Çfarë do fitojë Saliu. Ai është nën akuzë këtu dhe gjyqi s’ka mbaruar. Ka shkuar çështja në gjykatë dhe po pritet dita e gjykimit”, theksoi Ngjela./   S,M

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV