Për mustaqet e Kujtimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot. Po përse sot e bëri?

Kujtim Gjuzi është një personazh urban i Tiranës që herët, por në politikë u bë i njohur kur zëvendësoi deputetët e opozitës që dorëzuan mandatet.

Pikërisht në vitin 2019, kur së bashku me Selami Jenisherin, u kthyen në një parodi të “opozitës parlamentare”.

Të gjithë këto personazhe, që nuk erdhën nga planeti Mars por ishin pjesë e listave zëvendësuese për deputetë të opozitës, hynë në Kuvend, u sulmuan, fyen, u shanë pikërisht nga mediat dhe qarqet pranë Partisë Demokratike.

Sulm që vijoi gjatë, deri në vitin 2021, kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha. Pikërisht atëherë, si Gjuzi, si Jenisheri pore dhe kërpëratat e tjera ju bashkuan doktorit. Nuk pati më të shara, ironi, gallata, apo shaka për deputetët që ju bashkuan Edi Ramës dhe votuan bashkë me të heqjen e koalicioneve zgjedhore.

Sali Berisha shpalli koalicionin e “Shqipërisë Madhështore”, ku si pjesë e tij janë pikërisht këto figura të “opozitës parlamentare” të 2019-s, ku Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri mbeten si personazhet më emblematikë.

Kjo jo thjesht nga qëndrimet e tyre, por nga gallatat që kanë provokuar daljet e tyre mediatike. Gallata që mund të jenë edhe të provokuara nga këto personazhe për më shumë bujë, Siç Nard Ndoka për shembull me dëshirë u bë viral me batutat e tij paksa surreale.

Megjithatë si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot. Po përse sot e bëri? Sepse kërkon ta bëjë të ashtuquajturën “Shqipëri Madhështore” më shumë një zhvillim viral virtual sesa një organizëm politik territorial.

Lexo edhe :  Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Në “Shqipërinë Madhështore” shumë pak subjekte kanë një organizim në bazë. Përveç PD-së, PL-së, Partisë Agrare të Agron Dukës, të gjitha janë pesë me hiç. Edhe PDIU e Idrizit nuk është më një organizëm i bashkuar. Idrizi lufton vetëm për vete dhe Mesila Dodën, kurse nga ana tjetër, pra në mazhorancë ka një pjesë tjetër të PDIU që kërkon vota majtas.

PBDNJ e Dules mbështetet vetëm tek OMONIA e Himarës, ngaqë në minoritet nuk ka më vota, përkatësisht në Dropull e Finiq.

Të gjithë subjektet e tjera, qoftë edhe grupimet e Ballit Kombëtar nuk e kanë më fuqinë e vjetër, pasi janë ngjizur në PD dhe partitë e tjera të opozitës. Në një sondazh të fundit, nga 36% që ka marrë Bashkimi për Fitore, pra PD, PL e PBDNJ më 14 maj 2023, del se mund të marr 40%, duke marrë presje aritmetike prej grupimeve lokale e ndoshta edhe tematike.

Edi Rama, e hapi lojën e debatit mbi natyrën groteske të “Shqipërisë Madhështore” duke sjellë si simbolikë Kujtim Gjuzin, i cili edhe u bë viral gjatë kohës së “opozitës parlamentare”. Kjo ishte një grackë për opozitën, e cila vetë e ka dërrmuar dikur. Sali Berisha, nuk pati rrugë tjetër veçse ta vijojë debatin absurd për mustaqet e Kujtimit, Që në fund, u kthye në ajkën apo thelbin e koalicionit./   S,M

Të fundit

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

Lajme të tjera

Web TV