Gazetari: Tabaku ka dalë e përlotur nga selia e PD, Dash Sula u gënjye nga Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Poli Hoxha tha se do ketë të tjera surpriza në vijim me emra të njohur deputetësh që lanë Lulzim Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës në PD.

Ai u shpreh për Report TV se përveç Dash Sules, edhe Jorida Tabaku është parë e përlotur duke dalë nga selia e PD-së, teksa do të jetë në listën e hapur.

Sipas tij, Berisha i gënjeu dhe për parlament ka ndërmend të ketë emra të tjerë në Parlament, duke i spostuar ish-mbështetësit e Bashës.

“Prisni, se surpriza vjen nesër pas shpalljes së listës. Jorida Tabaku është parë duke dalë nga selia me lotë në sy.

Edhe Berisha e tha se mund të përmbysej lista e primareve dhe do kishte korrigjime. Nuk kishte surprizë për mua, por ajo që vihet re se këta që kaluan rubikonin dhe shkuan te Berisha, i ndryshuan dhe ndihmuan imazhin atij, edhe me ndërkombëtarët, tani janë përballë rrezikut.

Berisha të gjitha lëvizjet që ka bërë në atë kohë, i ka bërë për veten. Pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, problemet janë ende aty, pavarësisht se thuhet se është zbutur imazhi në SHBA.

Nëse Berishës nuk i duhet pas 12 majit ai nuk i fut në lista, sepse do grupin e tij. Dash Sula u gënjye, sepse Berishës i duhen ata të foltores dhe në Parlament pas datës 12.

Kjo është karma e Lulzim Bashës, sepse po të ishin te Basha do kishin shanse për t’u bërë deputetë. Rasti i Dashit është konkret, pasi ka vota në Elbasan dhe mund të zgjidhej”, tha gazetari për Report TV.

Më tej ai shprehet se në PD do të ketë një luftë pasi emra që e ndihmuan Berishën të pastronte disi imazhin dhe të forcohej, tani nuk do jenë në lista.

Lexo edhe :  Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

“Aty ka luftë. Edhe 50 mijë vota të marrë Jorida Tabaku, rrezikon të mos zgjidhet dot deputete e PD-së sepse lista e mbyllur ka 12 në Tiranë dhe do jetë e vështirë. Edhe në listën e Fierit rrezikojnë shumë emra.

Kush është në listën e hapur në PD është i djegur, lufta bëhet për listën e mbyllur. Por unë them se do kemi të tjera surpriza. Këta janë emra që janë hedhur në Kryesi, por në mesnatë është Berisha ai që vendos”, thekson ai./k.k

Të fundit

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

Në emisionin “Real Story” , Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë...

Prezantohet lista e mbyllur e PS në Tiranë, kryeson Edi Rama

Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës Lista e Mbyllur: Edi Rama Ogerta Manastirliu Elsia Spiropali Lindita Nikolla Taulant...

Lajme të tjera

Web TV