Ka nisur gjyqi, prokurori tregon foton e tmerrshme të trupit të pajetë të Maradonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Buenos Aires ka nisur një nga gjyqet më të shumëpritura në Argjentinë, ku prokuroria ka akuzuara për vrasje mjekët të cilët po trajtonin legjendën Diego Armando Maradona kur ky i fundit u nda nga jeta.

Dhe prokurori i çështjes, Patrizio Ferrari, e ka nisur seancën e gjyqit ndaj stafit mjekësor me pamje tronditëse për të gjithë duke i vënë para përgjegjësisë për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror.

“Shihni, kështu vdiq Maradona”, ishin fjalët e tij teksa tregonte një foto të madhe të kufomës së Maradonës, siç ishte gjetur e pajetë në banesën e tij. Aty dallohej qartësisht enjtja e kufomës, e cila sipas prokurorëve, tregon se gjendja ishte përkeqësuar më parë dhe vdekja nuk ishte rastësore siç pretendonin stafi mjekësor që po e trajtonte.

“Cilido prej të hetuarve që pohon se nuk kishte kuptuar se çfarë po i ndodhte Diegos, qartësisht po gënjen. Kushtet e tij ishin të dukshme”, tha ai me forcë, në pamjet që bënë xhiron e rrjetit pasi gjyqi po transmetohej drejtpërdrejtë në kanalin Youtube të gjykatës. Dhe duke parë ato pamje, vajzat Dalma e Gianinna të cilat ishin në sallë, shpërthyen të dyja në lot, të ngushëlluara nga e bija tjetër e legjendës, Jana.

Të hetuar janë 8 persona, të gjithë ata të cilët u morën me trajtimin e Maradonës në ditët e fundit të jetës. Gjyqi ka ngjallur aq shumë interes sa kur në gjykatë mbërritën të akuzuarit, një turme e madhe i priste te dera me thirrjet “vrasës”. Ndërsa edhe vajzat e Maradonës dhe ish-gruaja e tij, Veronica, kanë akuzuar hapur se ka pasur persona të tjerë të përfshirë. Ato kanë kërkuar të dinë se kush e kishte paguar këtë staf dhe shtëpinë ku po qëndronte Maradona, në të cilën edhe u nda nga jeta.

Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, në një shtëpi në një zonë rezidenciale në Tigres, si pasojë e një krize kardio-pulmonare. Ai gjendej në atë shtëpi duke u rehabilituar pas një ndërhyrje kirurgjikale për një hematomë në kokë./ D.C

Të fundit

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Lajme të tjera

Web TV