Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes të dyja vendeve përfshinë pesë pika, duke nisur nga planifikimi dhe qeverisja e mbrojtjes, menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes e qëndrueshmëria strategjike.

Sipas marrëveshjes kornizë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se SHBA-të do të mbështesin Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake, duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore e ndërtimin e flotës së helikopterëve.

Kemi pasur takime gjatë vizitës që kemi pasur së bashku me komandantin e FSK-së në Uashington, kemi qenë direkt në fabrikën për prodhimin e helikopterëve Black Hawk, ku kemi diskutuar edhe çështjet e detajuara rreth këtyre helikopterëve dhe mundësive procedurale për blerjen e tyre, ne kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e këtyre helikopterëve“, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pjesë e marrëveshjes është edhe bashkëpunimi me SHBA-të, me qëllim anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“SHBA-të janë zotuar përmes kësaj marrëveshjeje që do të mbështesin në aspektin teknik, procedural dhe në aspektet tjera, Republikën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”, tha Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes në konferencën e së mërkurës tha se kanë marrë garanci nga SHBA-të se nuk do të ketë largim apo reduktim të trupave të tyre nga misioni i KFOR-it.

Ne po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezent në kuadër të KFOR-it“, vijoi ministri i Mbrojtjes.

Periudha e mbështetjes së SHBA-së sipas marrëveshjes pritet të jetë nga tani dhe deri në vitin 2028, kur edhe përmbyllet faza e tretë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri./k.k

Lexo edhe :  Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV