“Thaeni kënetën“/Ish-deputeti i PD në listën e PS, Rama thirrje demokratëve t’i bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar futjen në listën e Partisë Socialiste të ish-deputetit demokrat, Alban Zeneli.

Rama, teksa ironizoi listën për deputetë të Sali Berishës, u shpreh se ish-ligjvënësi i PD-së, e do partinë e tij, por jo bufin dhe tribunën VIP të kënetës, duke u bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen PS-së.

Ndërsa komentoi edhe futjen në listën e PS-së të dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e cila ishte në çadrën e ngritur nga Lulzim Basha përpara Kryeministrisë, Rama e thumboi duke thënë “deri dje në 2017, se harrova.. O lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë”.

Edi Rama: Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që welcome.

Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur, ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve.

Deri dje në 2017, se harrova.. O lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri./   S,M

Të fundit

Fier/ Gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës 28-vjeçari, ja çfarë dyshohet

Një 28-vjeçar është gjendur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Cakran të Fierit. Fier/Informacion paraprak Rreth orës...

U divorcua nga bashkëshortja, reagon Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

Kryebashkiaku i Ersekës dhe ish-aktori i humorit, Erion Isai ka reaguar pas lajmeve për divorcin duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja.   Postimi i plotë: Po! Martesa ime...

Trent Alexander-Arnold prezantohet tek Reali, ja çfarë numri do të mbajë në fanellë

Trent Alexander-Arnold është prezantuar te Real Madridi. Mbrojtësi anglez ka marrë fanellën e një legjende te “Los Blancos” atë të Marselos me numër 12. Kjo edhe...

Informacionet e para të tragjedisë/ Piloti dha sinjalin SOS sapo u ngrit, mister shkaku!

Avioni i ‘Air India” ka dhënë alarmin para se të rrëzohej mbi zonën e banuar. Autoritetet konfirmuan dinamikën paraprake të tragjedisë ajrore, duke sqaruar...

Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja!

Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar pas rrëzimit tragjik të një avioni të Air India në qytetin Ahmedabad, ngjarje që ka tronditur mbarë vendin....

Lajme të tjera

Web TV