Dita e verës në Tiranë/ Festime, lule, ëmbëlsira, panaire dhe koncerte

Hapësira të dedikuara fëmijëve për pikturë, poçari dhe një panair libri, ku mund të shprehin krijimtarinë dhe të argëtohen me njëri tjetrin.

Në një hapësira të dedikuar në Parkun Europa, u ngrit Marketi i Fëmijëve, ku të vegjël shitën lodrat e tyre.

Për herë të parë u ngritën katër balona të mëdha duke i dhënë sheshit Skënderbej një atmosferë të veçantë, ndërsa për të apasionuarit pas automjeteve u ekspozuan makina dhe motoçikleta RETRO.

Kjo festë pagane nderon natyrën e bukur shqiptare dhe bimësisë që ishte e pranishme simbolikisht në bulevardin Dëshmorët e Kombit përmes, ndërsa nuk munguan elementët kryesorë të Ditës së Verës, ballokumja dhe verorja.

Reshjet e shiut nuk zbehën festën në Tiranë, e cila mbyllet pas mesnate, me një koncert live me Dj dhe këngëtarë të ftuar./k.k