Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”.Çmimi ju dha për prozën “Dashuria e një Gruaje”, ku me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha “pikturon” në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qenien e saj aq të brishtë, por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla. Eventi ndërkombëtar i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikës së Italisë në Romë.

Shkrimtari Dragusha thotë se ky vlerësim e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.

Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, nga ana psikologjike dhe nga artistike me diskurset që zhvillohen në këtë  tregim. Ndjej kënaqësi e vlerësimit dhe ishte diçka shumë e veçantë”, u shpreh shkrimtari Ndua Dragusha.

Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, çmim ekselence arriti të marrë edhe autorja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”./k.k

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV