Balla: Shqiptarët më 11 maj votojnë numrin 5,PS-në!Mandatin e ri rrisim rrogat e mësuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, tha se qytetarët shqiptarë më 11 maj do të votojnë numrin pesë në fletën e votimit, pra Partinë Socialiste.

Duke iu përgjigjur me fakte deklaratave të deputetes së Partisë së Lirisë, Xhixho, Balla tha se Partia Socialiste është e vetmja që ka vizionin për të bërë realitet hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Këto janë fakte dhe fola me shifra.  Ato që folët ju s’kanë lidhje me realitetin.  Prandaj më 11 maj qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë se është një mandat historik, i cili vjen në kontekst gjeostrategjik që lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.   Ne jemi e vetmja forcë politike me vizion të qartë për ta përfunduar këtë aspiratë historike; ndaj qytetarët në shumicë do të votojnë numrin 5 PS, në zgjedhjet e 11 majit.”

Balla tha se qeveria socialiste do të zgjerojë programin “Mësues për Diasporën”, duke e shtrirë kudo ku ka shqiptarë dhe duke ofruar edhe një aplikacion në celular për mësimin e gjuhës amtare.

“Mësues për Diasporën, mund ta thoni një fjalë të mirë, sepse i shërben bashkatdhetarëve tanë kudo ndodhen.  Kemi nisur me Greqinë, ku mësuesit e parë janë përzgjedhur, kanë marrë licencën dhe do të shërbejnë në dobi të mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët në qytetet kryesore të Greqisë.  Synojmë ta shtrijmë edhe në Itali si hap i dytë.   Për ta shtrirë këtë program të rëndësishëm kudo ku bashkatdhetarët tanë jetojnë, do të kemi dhe një aplikacion në telefonat celularë për mësimin e gjuhës shqipe.”

Balla renditi shumë arritje të qeverisë ku bën pjesë, sa i takon arsimit gjatë 12 viteve në pushtet, duke thënë se më 11 maj do të dëgjohet fjala e të rinjve përmes votës.

Lexo edhe :  Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet

“Kur Edi Rama dhe PS morën besimin e qytetarëve shqiptarë për të qeverisur, paga mesatare e mësuesit ishte dy herë më e vogël: 420 euro në 2013, 950 euro në 2024. Zotimi ynë për mësuesit është që brenda këtij mandati të ri, më 11 maj, ta çojmë në 1250 euro pagën e mësuesve.  Kur ne morëm detyrën, ishte zero mundësia për tekste falas; prindërit ishin të detyruar t’i blinin.  Sot janë 238 mijë nxënës që marrin falas librat. Nga fillimi detyrës janë ndërtuar 450 shkolla nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës. Deri në fund të mandatit të ardhshëm do të ndërtojmë edhe 200 shkolla të reja”

Synimi i mandatit të ri socialist, deklaroi Balla, është që nga Vermoshi në Konispol të mos ketë shkollë që të mos ketë akses në laboratorë inteligjentë, të garantohet programi kombëtar i ushqimit në shkolla, edhe atë pas shkolle, të vendosen kamerat “Smart City” pranë shkollave, transport falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, si dhe të dyfishohet numrin i nxënësve në arsimin profesional./k.k

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV