“Lista e PD, e turpshme”/ Dashnor Sula: Votat e mia, larg Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e cilëson të turpshme listën e Sali Berishës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Sula u shpreh se qarku i Elabsanit, është i papërfaqësuar për demokratët.

“Kemi pasur komunikim edhe gjysmë ore më parë, jo me zotin Berisha, me zotin Noka. PD kërkonte që unë të isha në pjesën e listës së hapur në Elbasan, e vendosa, dakord do të kandidoj në listën e hapur të PD, pavarësisht se më bënë një padrejtësi. Kushti im ishte që të tërhiqte një kandidat nga lista. Kjo ishte kërkesë edhe për moral, edhe për logjikë politike. I thashë zotit Noka, nëse shkoj poshtë 10 mijë votave personale, në 2021 kisha 8 mijë vota personale. Dola i pari në vitin 2005 me vota personale. S’i janë gatuar aty, unë i di gjërat e sakta. Nukd o dua t’ia përmend emrin dhe t’i jap kënaqësi atyre. Pas datës 11 maj do flasim. Nëse del ndryshe, do i ulem në gjunjë PD dhe Sali Berishës. Kanë hallin e 12 majit. Për herë të parë, Edi Rama bën listën më të mirë pas 3 listash.

Berisha kthen të vjetërit. Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota. PD dhe opozita duhet të ishte kundra atij kodi zgjedhor. Ajo parti ka lindur dhe po vdes me Sali Berishën, ajo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie. Zoti Berisha nuk do zë ndryshe. Edhe të dua unë t’i çoj votat e mia, nuk i çoj dot. Unë, do shikoj pas leximit të votave më 11 maj, jam demokrat, do duhet të jem demokrat, do mbështes opozitën, por reagoni, reagoni, reagoni. Nëse ajo parti nëse nuk kthehet, ajo është e destinuar të vdesi”, theksoi ai./ S,M 

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV