”Na ktheni Statujën e Lirisë”/ Eurodeputeti francez i bën kërkesën e çuditshme Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

”Na ktheni Statujën e Lirisë”, është kërkesa e çuditshme e bërë nga socialisti francez Raphaël Glucksmann, sipas të cilit Parisi duhet të marrë mbrapsht monumentin sepse Shtetet e Bashkuara nuk përfaqësojnë më vlerat që e shtynë Francën të bëjë këtë dhuratë.

“Amerikanëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e tiranëve, të cilët pushojnë studiuesit sepse kërkojnë liri shkencore, ne u themi: na ktheni statujën”, theksoi eurodeputeti dhe themeluesi i ”Place Publique”, në një konventë.

“”Ne ua dhamë, por ju duket se e përbuzni. Kështu që do të jetë mirë këtu në shtëpi”, shtoi ai.

Statuja e Lirisë u zbulua në portin e qytetit të Nju Jorkut më 28 tetor 1886, në 100-vjetorin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë si një dhuratë nga populli i Francës për Amerikën.

Është projektuar nga francezi Auguste Bartholdi.

Parisi ka një kopje shumë më të vogël të statujës në një ishull të vogël në Paris.

Glucksmann, një mbrojtës i vendosur i Ukrainës, ka kritikuar ashpër ndryshimin rrënjësor të presidentit Donald Trump në politikën e SHBA-së për luftën.

Ai gjithashtu synoi shkurtimet e Trump në institucionet kërkimore të SHBA-së, të cilat tashmë kanë nxitur qeverinë franceze të nisë një iniciativë për të tërhequr disa prej tyre për të punuar në Francë.

“Gjëja e dytë që do t’u themi amerikanëve është se nëse doni të pushoni studiuesit tuaj më të mirë, nëse doni të pushoni të gjithë njerëzit që, përmes lirisë së tyre dhe ndjenjës së tyre të inovacionit, shijes së tyre për dyshim dhe kërkime, e kanë bërë vendin tuaj fuqinë kryesore botërore, atëherë ne do t’i mirëpresim ata”, shtoi ai./e.t

Të fundit

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV