Ndërroi jetë në spital/ Të martën i jepet lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Njoftimi u bë nga Komuna e Skenderajt, transmeton Klankosova.tv

Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 15:00.

Tutje është publikuar edhe agjenda e plotë e aktiviteteve nën patronazhin e kryetarit Fadil Nura.

“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse Haga do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Për këtë janë deklaruar nga Dhomat e Specializuara për Klankosova.tv

Zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle, për Klankosova.tv ka thënë se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete se a do t’i jepet leje ish-presidentit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet mes tjerash në përgjigje./    S,M

Të fundit

A do pranojë Egli ballafaqimin me Gjestin? Ja çfarë pritet të ndodhë të martën në BBV 4

Spektakli i “Big Brother VIP 4” i kësaj të marte pritet që të jetë me ballafaqime dhe surpriza emocionuese. Në...

Rritja e çmimeve/ Konsumatorët shqiptarë po orientohen drejt mallrave të lira

Në periudhën janar-shkurt 2025, sipas drejtuesve të supermarketeve, distributorëve të artikujve ushqimorë dhe përpunuesve, kërkesa për produktet e shportës ushqimore është më e lartë...

Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë, kjo grua ia doli të jetojë 117 vite

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ekspertët kanë zbuluar se si njeriu mund të jetojë shumë gjatë, falë një “sekreti”. Këtë, ata e kuptuan,...

A po i del zot Berisha “trumpizmit” edhe për Kosovën?

Nga Mero Baze Tani t’i thuash Zërit të Amerikës dhe Evropës së Lirë që kanë pasur censurë, ndaj i mbylli, është injorancë, por mbi të...

Shpërthen gripi vdekjeprurës i shpendëve në këtë vend

Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit të shpendëve vdekjeprurës H7N9 që nga viti 2017, në një fermë shpendësh, teksa vendi vazhdon...

Lajme të tjera

Web TV