Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Në postimin e tij, Meta ka theksuar se ky është një moment i vështirë për familjen Thaçi, ndërsa tregon pikëllimin pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

“I pikëlluar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të ndjera për Presidentin Thaçi dhe për familjen e dashur Thaçi, që në këto momente dhembjeje për humbjen e njeriut të tyre të dashur, përballet edhe me mungesën e Hashimit, i cili po mbron luftën çlirimtare të UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit dhe që rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. I paharruar kujtimi i Bacës Haxhi! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan ai. /    S,M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV