Zbulimi i ri : Katër planetë jashtë diellorë pranë Yllit të Barnardit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dekadash kërkime, astronomët kanë zbuluar disa nga provat më të forta deri më tani për ekzoplanetë që rrotullohen rreth Yllit të Barnardit, sistemi yjor i vetëm më i afërt me Tokën. Katër planetët janë klasifikuar si nën-Tokë, pasi secili prej tyre ka rreth 19% deri në 34% të masës së Tokës, sipas një studimi të ri.

Është një zbulim vërtet emocionues – Ylli i Barnardit është fqinj ynë kozmik, dhe megjithatë dimë kaq pak për të,” tha Ritvik Basant, autori kryesor i studimit dhe doktorant në astronomi dhe astrofizikë në Universitetin e Çikagos, në një deklaratë.

“Ky është një përparim falë saktësisë së këtyre instrumenteve të reja në krahasim me gjeneratat e mëparshme.”
Ylli i Barnardit, i zbuluar nga astronomi amerikan E.E. Barnard në vitin 1916, është një nga llojet më të zakonshme të yjeve. Gjatë dekadës së fundit, astronomët kanë zbuluar se shumë prej këtyre yjeve kanë disa planetë shkëmborë që i rrethojnë.

Zbulimi i planetëve me MAROON-X

Në këtë studim u përdor MAROON-X, një instrument i montuar në teleskopin Gemini North në Hawaii, i cili është projektuar për të kërkuar ekzoplanetë që orbitojnë rreth xhuxhave të kuq. Ky instrument i gjen planetët duke matur lëkundjet e vogla të yjeve, të shkaktuara nga forca gravitacionale e planetëve që rrotullohen rreth tyre – një teknikë e njohur si “shpejtësia radiale”.

Duke përdorur MAROON-X, ekipi i studimit zbuloi ekzoplanetin me masën më të vogël që është gjetur ndonjëherë. Kjo pritet të çojë në zbulimin e më shumë ekzoplanetëve të vegjël nëpër kozmos.

Astronomët besojnë se ekzoplanetët më të vegjël mund të kenë përbërje më të ndryshme krahasuar me ekzoplanetët më të mëdhenj që janë zbuluar deri më tani. Gjetja e botëve më të vogla me instrumentet më të ndjeshme do të hapë një mënyrë të re për të kuptuar si formohen planetët – dhe cilët prej tyre mund të jenë të banueshëm për jetën./K.K

Lexo edhe :  Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV