Zgjedhjet e 11 majit/ A i ka varur shpresat Berisha te Fredi Beleri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi i shqetësuar për zgjedhjet është shfaqur edhe Fredi Beleri. Tashmë me petkun e eurodeputetit të Nea Demokracia-s, partisë së Kryeministrit grek, Beleri ka marrë pjesë në një takim të Partisë Popullore Evropiane me delegacione të partive simotra në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri në 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare, ku Edi Rama do të synojë të vendosë një rekord duke kërkuar mandatin e katërt si Kryeministër, ndërsa Sali Berisha të realizojë rikthimin e 3-të.

Rama hyn në zgjedhje i vetëm, me një listë kandidatësh të rinovuar pothuajse në 40% të grupit aktul parlamentar, ndërsa në atë që konsiderohet si lista e hapur ka vendosur emra të njohur në rradhët e socialistëve, që rrezikojnë të ndërpresin karrierën politike, nëse nuk rrezikojnë një vend në parlament.

Në anën tjetër, Berisha është kujdesur që në listën e sigurtë të vendosë ‘besnikët’ e tij, pavarësisht se shpresohej se do të kishte një miksim mes kandidatëve, pra mes atyre që i qëndruan në krah nga dita e parë kur nisi Foltoren për marrjen nën kontroll të PD-së, dhe figurave të reja.

Në dallim nga Rama, Berisha zgjodhi të krijojë një koalicion partish që e pagëzoi me emrin ‘Shqipëria Madhështore’ duke tentuar në këtë mënyrë të kopjojë MAGA-n e Donald Trump.

E ndërsa palët kanë nisur fushatën, edhe pse ajo nuk është çelur zyrtarisht, duket se si Berisha ashtu edhe Rama, kanë përcaktuar aleatët e tyre në rradhët e nbërkombëtarëve.

Edi Rama nuk ka fshehur aspak raportet e mira me Giorgia Melonin, nga ku vetëm disa javë më parë mori si ‘dhuratë’ miratimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve.

Në anën tjetër Berisha në intervistat për mediat greke duket se ka tentuar të gjejë një aleat në Athinë.

“Mendoj se zgjidhja e Marrëveshjes së detit, rikthimi dhe vendosja e kësaj marrëveshje për zgjidhje është një nga objektivat e mia. Nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik që t’i merret mandati cilitdo për përkatësinë e tij etnike. Çdo shtetas shqiptar, me Kushtetutë, ka të drejtë dhe do ketë të drejtë të marrë çdo funksion që i besojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë. Dhe kjo, besoj se është përgjigja më e drejtë ndaj aktit antikushtetues, antidemokratik të marrjes së mandateve, siç ndodhi me rastin Beleri”, deklaronte Berisha.

Lexo edhe :  “Lista e PD, e turpshme”/ Dashnor Sula: Votat e mia, larg Berishës

Së fundmi i shqetësuar për zgjedhjet është shfaqur edhe Fredi Beleri. Tashmë me petkun e eurodeputetit të Nea Demokracia-s, partisë së Kryeministrit grek, Beleri ka marrë pjesë në një takim të Partisë Popullore Evropiane me delegacione të partive simotra në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Beleri u takua me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber.

Në postimin e tij, Beleri theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e zgjerimit evropian, duke nënvizuar se pa të procesi nuk mund të konsiderohet i përfunduar. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se në vendet e rajonit ende ekzistojnë çështje lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Në Ballkanin Perëndimor, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, respektimi i të drejtave të njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit nuk janë marrë si të mirëqenë. “Ashtu si në të gjitha vendimet e rëndësishme në Evropë, PPE është protagoniste”, thuhej konkretisht në postimin e eurodeputetit grek.

Beleri ka publikuar foto nga takimet me Berishën dhe Oerd Bylykbashin, duke u shfaqur si një aleat i tyre në Samit. /     S,M

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV