19 Mars 2003/ SHBA dhe aleatët nisin luftën kundër Irakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara, së bashku me forcat e koalicionit të përbëra kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, nisin luftën ndaj Irakut. Pak minuta pasi nisën bombardimet ajrore mbi Bagdad, kryeqyteti i Irakut, presidenti Xhorxh Bush deklaroi në një fjalim televiziv:Në këtë moment, forcat amerikane dhe koalicioni, janë në fazat e hershme të operacioneve ushtarake për të çarmatosur Irakun, për të çliruar popullin e tij, dhe mbrojtur botën nga një rrezik i madh.

Presidenti Bush dhe këshilltarët e tij e ndërtuan pjesën më të madhe të kauzës të tyre për luftën, mbi idenë se Iraku, nën diktatorin Sadam Husein, zotëronte ose ishte në proçesin e ndërtimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Operacionet nisën rreth 90 minuta pasi skadoi afati i vendosur nga SHBA ndaj Sadam Huseinit, për t’u larguar nga Iraku ose përballur me luftën.  Objektivat e para, për të cilat Bush tha se ishin të një “rëndësie ushtarake”, u goditën me raketa Tomahawk nga bombarduesit amerikanë, dhe anijet luftarake të vendosura në Gjirin Persik.

Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve, radioja e Bagdadit njoftoi se “të ligjtë, armiqtë e Zotit, atdheut dhe njerëzimit, kanë ndërmarrë marrëzinë e agresionit kundër atdheut dhe popullit tonë”. Megjithëse Sadam Husseini kishte deklaruar në fillim të marsit 2003, se “s’ka dyshim që besimtarët do të fitojnë kundër agresionit”, ai u fsheh menjëherë pas pushtimit amerikan, duke folur me popullin e tij vetëm nëpërmjet ndonjë videokasete të rastit.

Forcat e koalicionit ishin në gjendje të rrëzonin regjimin e tij, dhe të pushtonin qytetet e mëdha irakiane në vetëm 3 javë, duke pësuar vetëm disa viktima. Presidenti Bush, shpalli fundin e operacioneve kryesore luftarake më 1 maj 2003. Pavarësisht nga mposhtja e forcave ushtarake konvencionale në Irak, pasoi një kryengritje guerile, e cila shkaktoi mijëra viktima në rradhët e trupave të koalicionit, atyre kryengritëse, si dhe civilëve.

Lexo edhe :  Jetoj në Britani; jam rritur në Izrael. Duhen sanksione britanike për të shpëtuar Gazën

Pas një përpjekjeje intensive, ushtarët amerikanë e gjetën Sadam Huseinin të fshehur në një vrimë të thellë nën tokë, 13 km larg vendlindjes së tij, Tikrit. Ai nuk bëri asgjë rezistencë. Një ushtar në vendngjarje e përshkroi atë si “një njeri që iu dorëzua fatit të vet”. Husein u arrestua, dhe ndaj tij filloi në tetorin e vitit 2005 një gjyq për krime kundër popullit të tij, përfshirë vrasjet masive.

Në qershorin e vitit 2004, qeveria e përkohshme që u ngrit pas rrëzimit të Sadamit, ia transferoi pushtetin qeverisë së ndërmjetme të Irakut. Në janarin e vitit 2005, populli irakian zgjodhi një Asamble Kombëtare prej 275 anëtarësh. Një kushtetutë e re për vendin, u ratifikua tetorin e atij viti.

Më 6 nëntor 2006, Sadam Husein u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me vdekje me varje në litar. Pas një rekursi të pasuksesshëm, ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2006. Ndërkohë ekspertët e OKB-së, nuk gjetën asnjë armë të shkatërrimit në masë në Irak.

Kalendar

19 Mars  1644 – 200 anëtarë të familjes perandorake në Pekin, kryejnë vetëvrasje si shprehje të besnikërisë ndaj perandorit.

19 Mars  1895 – Auguste dhe Louis Lumière, regjistrojnë pamjet e para nëpërmjet kinematografit të tyre të sapo- shpikur.

19 Mars 1943 – Frenk Niti, bosi mafioz i Çikagos pas Al Kapones, kryen vetëvrasje në stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

19 Mars 1982 – Lufta e Falklands:Forcat argjentinase vendosen në Ishullin e Xhorxhias Jugore , duke shkaktuar nisjen e luftës me Mbretërinë e Bashkuar.

19 Mars 2004 – Presidenti i Taivanit Chen Shui-bian qëllohet në një atentat një ditë para zgjedhjeve presidenciale.

19 Mars 2016 – Një shpërthim i fuqishëm ndodh në Sheshin Taksim në Stamboll  të Turqisë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë.

 

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV