E zhdukur prej 10 ditësh në Dubai, modelja gjendet me plagë të rënda dhe shenja torture

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja ukrainase Maria Kovalchuk, e cila mbushi 20 vjeçe këtë muaj, u gjet e hedhur buzë një rruge në Dubai me lëndime të rënda, pasi ishte zhdukur për dhjetë ditë.

Maria u pa për herë të fundit më 9 mars, kur i tregoi miqve se do të shkonte në një festë në një hotel me dy burra që u prezantuan si përfaqësues të industrisë së modës. Ajo informoi nënën e saj, Anna, se do të qëndronte me ta gjatë natës, por më pas nuk pati asnjë njoftim për të.

Modelja kishte rezervuar një fluturim për në Tajlandë më 11 mars, por nuk u paraqit në aeroport. Familja dhe miqtë e saj, të shqetësuar, njoftuan autoritetet, të cilat nisën një hetim dhe kërkim për të.

Më 19 mars, Maria u gjet e gjakosur dhe e rrahur në një rrugë në Dubai, me fraktura në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua tre operacioneve për shpëtimin e jetës, dhe më pas një procedure të katërt. Aktualisht ndodhet në gjendje kritike dhe nuk është në gjendje të flasë.

Nëna e saj, Anna, tha për mediat ukrainase: “Supozohet se ajo shkoi në një festë, por organizatori nuk e pa atë atje. Maria është gjetur në spital në gjendje të rëndë, pa dokumente, pa telefon, dhe nuk mund të flasë.”

Mikja e saj, modelja ruse Angelina Doroshenkova, e cila ishte me Marian në Dubai dhe ishte ftuar në të njëjtën festë, vendosi të kthehej në Rusi pak ditë më parë.

Maria, e cila vjen nga qyteti Lviv në Ukrainën Perëndimore, njihet gjithashtu si aktiviste kundër luftës dhe ka marrë pjesë në një aktivitet solidariteti për sociologun rus Boris Kagarlitsky, i cili u dënua me pesë vjet burg për akuzën e “justifikimit të terrorizmit”./k.k

Të fundit

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Lajme të tjera

Web TV