Iran/ 21 viktima dhe mijëra të plagosur në festivalin e zjarrit “Chaharshanbe Suri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 6 419 janë lënduar në festimet që shënuan festivalin e zjarrit “Chaharshanbe Suri” të Iranit, thanë autoritetet.

Në kryeqytetin Teheran, festimet filluan pas iftarit, me pjesëmarrësit që ndezën zjarre dhe hidheshin mbi to, ndërsa të tjerë ndezën fishekzjarrë dhe madje edhe eksplozivë të bërë vetë.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Departamenti i Policisë së Teheranit nëpërmjet dronëve do të monitorohej përdorimi i eksplozivëve, u raportuan viktima të shumta për shkak të materialeve të tilla.

Shërbimet Mjekësore Emergjente të Iranit njoftuan 21 viktima në mbarë vendin dhe 6.419 të lënduar, me 18 persona në gjendje kritike. Teherani dhe provincat iraniane Azerbajxhani Lindor dhe Azerbajxhani Perëndimor shënuan numrin më të madh të lëndimeve.

Më herët në mëngjes, autoritetet kishin raportuar 19 të vdekur dhe 5 568 të lënduar.

Në Iran, i cili ndjek kalendarin Diellor Hixhri – një sistem i bazuar në lëvizjen e diellit “Chaharshanbe Suri” festohet të mërkurën e fundit në mbrëmje para Nevruzit, Viti i Ri Persian që shënon ardhjen e pranverës.

E njohur në mesin e fëmijëve dhe të rinjve, ngjarja përfshin kërcime me zjarr, fishekzjarrë dhe eksplozivë të bërë vetë, duke shkaktuar shpesh aksidente të rënda.

Çdo vit, festimet dhe përgatitjet rezultojnë në dhjetëra vdekje dhe mijëra të lënduar në gjithë vendin./E.T

Të fundit

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e...

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV