Sot, 20 Mars 2025/ Mirë se vjen pranvera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, 20 Mars 2025, në orën 10:06 (me orën italiane), fillon zyrtarisht ekuinoksi pranveror. Por kujdes, e gjithë kjo vlen për hemisferën veriore të Tokës, sepse në hemisferën jugore ngjarja shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës. Kjo do të thotë, është momenti në të cilin Dielli kalon pikën e pranverës . Por çfarë tjetër po ndodh saktësisht?

Dita dhe nata njësoj? Pothuajse…

Ekuinoksi është dita në të cilën, teorikisht, dita dhe nata duhet të kenë të njëjtën gjatësi (saktësisht 12 orë). Megjithatë, për shkak të thyerjes atmosferike dhe mënyrës se si matim lindjen dhe perëndimin e diellit, dita është pak më e gjatë se nata.

“Terminatori” (çfarë???) është krejtësisht vertikal

Terminatori është vija imagjinare që ndan pjesën e ndriçuar të Tokës nga pjesa me hije . Gjatë ekuinoksit, kjo linjë lidh saktësisht dy polet, duke rezultuar në një vijë të përkryer vertikale. Në ditët në vijim, ajo do të anohet gjithnjë e më shumë, duke sjellë më shumë dritë dhe ngrohtësi në hemisferën veriore.

Dielli në mesditë është krejtësisht lart në Ekuator

Nëse do të qëndronit në ekuator sot, do ta shihnit Diellin direkt lart në mesditë, pa asnjë hije të hedhur në tokë.

Por a nuk thanë në shkollë që pranvera fillon më 21 mars?

Tradicionalisht, në shkollë na mësonin se pranvera fillonte më 21 mars, por në realitet, për shkak të mospërputhjeve midis vitit diellor dhe kalendarit gregorian , ekuinoksi shpesh bie më 20 mars dhe, në disa raste, mund të rrëshqasë edhe në datën 19./  Focus,it  . S,M

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV