Tërmetet e fundit zbulojnë “vilën” romake në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa struktura të periudhës romake janë zbuluar në liqenin Fusaro, Itali, pas tërmeteve të fundit të shkaktuara nga një fenomen i rrallë të ndryshimit të nivelit të detit në gjirin e Napolit dhe liqenet përreth.

Sipas kryebashkiakut të Bacolit, Josi Gerardo Della Ragione, strukturat e zbuluara përfshijnë “mure dhe dhoma që mund të kenë qenë pjesë e një vile luksoze”. Këto gjenden pranë Grotte dell’Acqua dhe pritet të studiohen më tej për të kuptuar më shumë mbi rëndësinë e tyre historike.

Sipas gazetës Il Mattino, zbulimet në gjirin e Pozzuolit tregojnë se zona ishte një qendër e rëndësishme detare dhe tregtare në Mesdhe. Ndërkohë, strukturat e zbuluara në liqenin Fusaro ngjasojnë më shumë me rezidenca aristokratike romake.

Ky fenomen i rrallë i shkaktuar nga akumulimi i gazrave në Campos Flégreos, sjell ngritje dhe ulje të tokës, duke shkaktuar edhe tërmete. Pikërisht ky fenomen ka bërë që këto mbetje të lashta të dalin në sipërfaqe, duke ofruar një dritare të re për historinë romake në Itali./e.t

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV